Atakun në zemër tani mund ta parandaloni me këto ushqime!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

linkËshtë fakt që sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një. Një nga shkaqet kryesore të atakut në zemër dhe infarktit është bllokimi i arterieve të cilat mund të ndërpresin rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin.

Ka shumë faktorë që mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër, duke përfshirë mungesën e lëvizjes, stresi, dhe dieta e gabuar. Megjithatë, disa ndryshime të thjeshta në dietën tuaj mund t’ju ndihmojnë për të mbrojtur veten nga rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Konsumoni salmon: Salmoni është konsideruar si një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin e zemrës tuaj. Ai përmban shumë acide yndyrore të shëndetshme dhe ka aftësinë për të reduktuar dhe parandaluar kolesterolin e lartë, inflamacionin dhe për të mbajtur në kontroll nivelet e triglicerideve.

Tuna dhe skumbri janë disa peshq të tjerë të shëndetshëm, të cilët duhet t’i përfshini në dietën tuaj. Sigurohuni që gjithmonë të blini peshk organik.

Lëng portokalli: Lëngu i portokallit ka shumë antioksidantë të cilat mund të mbajnë enët e gjakut të shëndetshme. Për më tepër, ai mund t’ju ndihmojë për të ulur presionin e lartë të gjakut.

Duke pirë 2 gota lëng të freskët portokalli në baza ditore, ju do të merrni dozen e rekomanduar ditore e vitaminës C, duke plotësuar trupin me vitamina dhe minerale të cilat japin një efekt pozitiv mbi shëndetin tuaj.

Kafe: Shumë studime kanë treguar se duke pirë 2-4 filxhanë kafe në ditë do të zvogëloni  rrezikun e atakut  në zemër me 20%. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se konsumi i tepërt i kafes mund të jenë i dëmshëm për stomakun tuaj. Mos e teproni!

Arra: Ato përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme, duke përfshirë acide yndyrore omega 3. Arrat janë shumë efektive për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterolit, dhe kanë aftësinë për të rritur kujtesën. Konsumoni një grusht bajame ose arra në ditë dhe do të shihni përfitimet!

Burimi: healthandhealthyliving / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?