Kryefaqja Box 4 Ateroskleroza, ndërlikimet e shpeshta në tru, zemër dhe veshka

Ateroskleroza, ndërlikimet e shpeshta në tru, zemër dhe veshka

0
Shpërndaje

Dr Alket Koroshi, nefrolog

Arterioskleroza ndodh kur enët e gjakut që transportojnë oksigjen dhe lëndë ushqyese nga zemra juaj në pjesën tjetër të trupit (arteriet) bëhen të trasha dhe të ngurtësuara – ndonjëherë kufizojnë rrjedhën e gjakut në organet dhe indet tuaja. Arteriet e shëndetshme janë fleksibile dhe elastike, por me kalimin e kohës, muret në arteriet tuaja mund të ngurtësohen, një gjendje që zakonisht quhet forcim i arterieve.

Atheroskleroza është një lloj specifik i arteriosklerozës, por termat ndonjëherë përdoren njëlloj. Ateroskleroza i referohet grumbullimit të yndyrnave, kolesterolit dhe substancave të tjera brenda dhe në muret e arterieve tuaja (pllaka), të cilat mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut.

Pllaka mund të plasë, duke shkaktuar një mpiksje gjaku. Megjithëse ateroskleroza shpesh konsiderohet si një problem i zemrës, ajo mund të prekë arteriet kudo në trupin tuaj. Ateroskleroza mund të parandalohet dhe të kurohet.

Simptomat

Ateroskleroza zhvillohet gradualisht. Ateroskleroza e lehtë zakonisht nuk ka ndonjë simptomë.

Zakonisht nuk do të keni simptoma të aterosklerozës derisa një arterie të ngushtohet apo bllokohet aq shumë sa që nuk mund të furnizojë me gjak adekuat organet dhe indet tuaja. Ndonjëherë një mpiksje gjaku bllokon plotësisht rrjedhën e gjakut, ose madje ndahet dhe mund të shkaktojë një atak në zemër ose goditje në tru.

Simptomat e aterosklerozës mesatare deri të rëndë varen nga arteriet që preken. Për shembull:

  • Nëse keni arterosklerozë në arteriet tuaja të zemrës, mund të keni simptoma, të tilla si dhimbje gjoksi ose presion (anginë).
  • Nëse keni aterosklerozë në arteriet që çojnë në trurin tuaj, mund të keni shenja dhe simptoma të tilla si mpirje të papritur ose dobësi në duar ose këmbë, vështirësi në të folur ose të folur të paqartë, humbje të përkohshme të shikimit në njërin sy, ose rënie (leshim ) të muskujve në tuaj te fytyrës. Këto sinjalizojnë një sulm ishemik kalimtar (TIA), i cili, nëse nuk trajtohet, mund të kalojë në një insult në tru.
  • Nëse keni aterosklerozë në arteriet në duar dhe këmbë, mund të keni simptoma të sëmundjes së arteries periferike, siç janë dhimbjet e këmbës kur ecni (klaudikimi).
  • Nëse keni arterosklerozë në arteriet që çojnë në veshkat tuaja, ju zhvilloni presion të lartë të gjakut ose insuficience të veshkave.

Kur duhet të konsultoheni me një mjek?

Nëse mendoni se keni aterosklerozë, flisni me mjekun tuaj. Kushtojini vëmendje gjithashtu simptomave të hershme të rrjedhjes joadekuate të gjakut, të tilla si dhimbja e gjoksit (angina), dhimbja e këmbës ose mpirja.

Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm mund të ndalojë përkeqësimin e atherosklerozës dhe të parandalojë një sulm në zemër, goditje në tru ose një urgjencë tjetër mjekësore.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here