Autizmi: Peticion për mbështetje nga shteti

Rasti i Laertit, fëmijës 11-vjeçar autik, që u botua para dy numrash në gazetën Shëndet+ solli reagimin e shumë organizatave dhe qendrave shëndetësore që merren me trajtimin e këtyre fëmijëve. Këta të fundit kërkojnë vëmendjen tonë, vëmendjen e mediave për të treguar që Laerti është vetëm një rast, por si Laerti ka shumë. Laerti ishte hequr nga qendra ku merrte trajtim Autizmipër arsye financiare. Pasi kosto e trajtimit të një fëmije autik është shumë e lartë. Qendrat flasin për një shumë 400€ në muaj (kjo me shpenzime minimale dhe paga jo të larta). Shumë e papërballueshme për familjarët ndaj edhe qendrat janë detyruar të ulin çmimet. Ndërkohë që në Shqipëri është vetëm një Qendër shtetërore kombëtare që financohet direkt nga buxheti i Minitrisë së Shëndetsisë  dhe mbulon gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë  për fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç. Kjo Qendër ka gjithsej 30 shtretër pra hospitalizohen 30 fëmijë. Ndërsa për fëmijët që jetojnë në Tiranë qendra funksionon ambulatorisht. Prevalenca e autizmit po rritet me hapa galopantë. Në shkolla mungojë logopedët, psikologët, sociologët, mësuesit ndihmës. Ky fenomen e ka gjetur shoqërinë të papregatitur pasi numri i rasteve është rritur me 30%.

Kjo situatë i ka nxitur këto qendra që të ndërmarrin një nismë për të hartuar një peticion mbi mungesën e financimeve nga shteti për shërbimet e personave me aftësi të kufizuara. Peticioni i është dërguar gjithë institucioneve përgjegjëse, përfshi këtu edhe Ministrit të Shëndetësisë, Presidentit, Kryeministrit, etj.

Ky është një Peticion mbi nevojën e Mbështetjes së Shërbimeve për Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, i cili është përgatitur dhe nënshkruar nga 7 organizata ofrues të shërbimeve ditore psiko-socio-edukative për personat me aftësi të kufizuar. Ndodhur në kushte të vështira financiare ky Peticioni bën prezent gjendjen e vështirë dhe nevojën e madhe që shërbimet e ofruara prej tyre për personat me aftësi të kufizuar të mbështeten nga shteti (pushteti qendror dhe ai lokal) si një e drejtë e personave me aftësi të kufizuar dhe detyrim që shteti shqiptar ka ndërmarrë me firmosjen dhe ratifikim e Konventës së të Drejtave të Personave me aftësi të kufizuar./ D.C.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim