Koha me fëmijët është e vlefshme. Por në ditët e sotme shumë prindër e kanë të vështirë të gjejnë kohën për fëmijët e tyre. Sidomos baballarët. Megjithatë ata luajnë një rol kyç në jetën e fëmijëve. Lexoni më poshtë për të kuptuar të mirat e mëdha që sjell për një fëmijë kalimi i kohës me babanë e vet.
Do të kuptoni më shumë aftësitë e tyre: Sa më shumë kohë kaloni me fëmijët, aq më shumë do të dini për aftësitë e tyre. Baballarët që kalojnë pak kohë me fëmijët, zakonisht i mbivlerësojnë apo nënvlerësojnë progreset që bën djali apo vajza e tyre. Kjo do të krijonte një çarje në marrëdhënien me fëmijën.
Do të rrisni vetëvlerësimin e fëmijës: Koha juaj është e vlefshme për ju dhe fëmijën tuaj. Dëhsira juaj për të gjetur kohë për të, i tregon atij se është i rëndësishëm. Dhe nëse ju, njeriu që fëmija juaj respekton më shumë në botë, mendoni se ai është i vlefshëm për t’i dhënë vëmendjen tuaj, edhe fëmija do të fillojë të vlerësojë veten.
Do të jeni në gjendje të parandaloni problemet e fëmijës: Si prindër nuk kemi shumë kontroll mbi jetën e fëmijëve. Dëshirojmë që ata të jenë më popullorë, dëshirojmë që të mos jenë të vështirë, na dhemb kur i shohim të refuzohen nga shokët. Dëshirojmë t’i mbrojmë nga gjithçka, por sigurisht s’mundemi. Gjithsesi, një marrëdhënie e ngushtë me fëmijët, është një mundësi e mirë për t’i bërë ata të kenë respekt për veten dhe ta pranojnë veten për çka janë. Një studim i fundit tregon se “mungesa e baballarëve në jetën e fëmijëve i bën djemtë më agresive, ndërsa vajzat më të prirura për marrëdhënie seksuale të hershme”.
Do të ndikoni më shumë tek ta: Fëmija juaj është i ekspozuar ndaj shumë ndikimeve të jashtme. Sa më shumë rriten, aq më shumë janë të prirur të imitojnë sjelljet e grupit ku bëjnë pjesë. Por sa më e ngushtë të jetë marrëdhënia me fëmijën tuaj, aq më shumë ai do të identifikohet me ju.
Sigurisht sot është e vështirë të gjehet kohë për familjen, sidomos në një botë tepër të zënë. Ndodh që edhe kur prindërit vetë kanë kohë, fëmijët janë të zënë me mësimet, lojërat, shkollën, duke mos u dhënë kohë prindërve. “Te Stela Resort” ofron programin “Te Stela Pas Shkolle”. Një program i tillë është ideal për prindërit që punojnë, për ta bërë marrëdhënien e tyre me fëmijët më të mirë. Programi siguron marrjen e fëmijës nga shkolla, mësimin me mësues të të gjitha detyrave dhe mësimeve që fëmijët kanë marrë në shkollë, ofron ushqimin, si dhe aktivitet fizik (që shumë fëmijëve sot u mungon). Një gjë e tillë bën që në orën 18:30, kur ata kthehen në shtëpi, të kenë realizuar të gjitha detyrat dhe lojërat dhe të kenë gjithë kohën e duhur për prindërit e tyre, një marrëdhënie e shëndetshme thelbësore për një familje të shëndetshme./ Arlinda Gjypi, Shëndet+


