Kryefaqja Shendeti a-z B Bajamet kronike, rreziku për zemrën dhe veshkat

Bajamet kronike, rreziku për zemrën dhe veshkat

0
Shpërndaje

Bisedoi: Elona Tereziu

Bajamet kanë funksion mbrojtës në organizmin e njeriut, dhe duke qenë porta kryesore ku ajri i jashtëm prezantohet me organet e sipërme të frymëmarrjes, janë të prirura për t’u sëmurë shpesh. Shumë prej nesh i anashkalojnë duke i lidhur me faktorët klimaterik të stinës, por në momentin që kthehen kronike, ato mund të shkaktojnë komplikacione për organet e tjera si: infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, infeksione të veshit të mesëm dhe në format kronike, preken kockat, preken veshkat, ndodh inflamimi i muskulit të zemrës etj.

Dr. Ylli Kërcani, mjek ORL pranë poliklinikës së specialiteteve Nr.1, në kryeqytet, shpjegon funksionin e tyre në organizëm, kur është e nevojshme heqja dhe sa i rrezikshëm mund të jetë anashkalimi.

Çfarë janë bajamet dhe cili është roli i tyre në organizëm?

Në pjesën e pasme të grykës janë të vendosen dy masa indore që veprojnë si filtër, dhe  quhen tonsile. Ata kanë funksion mbrojtës pasi ndalojnë mikrobet që hyjnë në gojë nëpërmjet rrugëve të ajrit dhe shkaktojnë infeksione. Këtë funksion e kryejnë me prodhimin e antitrupave ndaj kësaj gjendje e cila tek fëmijët është një sëmundje e zakonshme. Ka raste që tonsilet në vetvete bëhen infektive. Prezenca e baktereve apo viruseve bëjnë që ato të rriten dhe të inflamohen duke shkaktuar inflamacionin e bajameve.

Çfarë e shkakton sëmundjen e bajameve?

Dy janë grupet kryesore që shkaktojnë sëmundjen e bajameve, bakteriale dhe virale. Në  shkaqet bakteriale vendin e parë e zë streptokoku betahemolitik që zakonisht ky lloj mikrobi gjendet në 15-30% të rasteve tek fëmijët, kurse tek të rriturit 5-15% të rasteve. Faktorë  të tjerë janë  edhe streptokoku pneumoni, elikoplazma pneumonie, stafilokokus aureus etj. Si dhe ka faktorë viral që janë adenoviruse, viruset e gripit ose virus influenc, parainfluencë, virus epsteinbar, enterovirus, virus herpes sinpleks etj. Që të ndodhi infeksioni i bajameve duhet që lufta midis faktorëve mbrojtës dhe atyre invadues të fitohet nga këta të fundit. Kjo varet nga virulenca e mikrobit, pra aftësia që ai ka për të shkaktuar sëmundjet dhe rezistenca e organizmit, që lidhet me faktorët e imunitetit (gripi ose faktorë rrethanorë si të ftotit, pluhurat, duhani etj).

Si fillon inflamacioni?

Në shumicën e rasteve viruset përhapen përmes sperklave të pështymës, pluhurave, në rastet e kontakteve me puthje etj. Ato me gjendje virale ose bakteret që ndodhen në vatra inflamacioni si gojë, dhëmbë, hundë, sinuse, bajame, qëndrojnë si saprofite (domethënë që nuk japin sëmundje) aktivizohen përmes faktorëve predispozues, si për shembull të ftohtit, dhe sjellin çrregullime të funksionit të enëve të gjakut në mukozën e fytit, si pasojë indi limfoid në këtë zonë, s’mund të prodhojë më trupa mbrojtës  gjë që sjell shumëzimin e mikrobeve.

Mosha, gjinia, periudha që hasen më shpesh?

Bajamet prekin pa përjashtim të gjitha grupmoshat. Fëmijët deri në një vjeç në përgjithësi nuk preken pasi janë të imunizuar natyrshëm (nga qumështi i gjirit) por duhet thënë që jo të gjithë fëmijët sot ushqehen me qumështin e gjirit i cili është mjaft i pasur me antitrupa.

Mosha më e prekur është mosha deri në 15 vjeç, pasi tek fëmijët predominojnë problemet e  rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si bllokim i hundës, adenoidet etj.

Periudha kur haste më tepër ky problem është pranverë-vjeshtë.  Në këto periudha viruset kanë kushte më të përshtshme që të shumëzohen si rezultat dhe sëmundshmëria është më e lartë.

Për sa i përket incidencës, sëmundshmëria me bajame kronike në SHBA është 7/1000, ndërsa tek ne nuk ka statistika të sakta por them se përafërsisht me këta përqindje jemi edhe ne.

Si ndikon sëmundja e bajameve ne organet e tjera?

Bajamet formohen nga indi limfoid, si të tilla nga një inflamacion i tyre ndodh shpesh prekja e organeve të afërta dhe të largëta përmes rrugëve limfatike.

Kështu mund të preken indet e organeve përreth si: infeksion veshi, sinuse, monunukleoza infektive, preket limfonodula të nënmadikulës (nënnofullës së poshtme) apnea në gjumë (duket sikur mbytesh), absesi peratonsilar, kur trajtimi me antibiotik s’është i plotë s’është i saktë, s’është i duhuri, ose kur antibiotiku nuk vepron në këtë lloj bakteri, atëherë mund të kemi edhe ndërlikime në distancë, si ethja reumatizmale, glomerulu nefritis (problemi i veshkave), poststreptokoksi (pas këtij lloj mikrobi), endokarditet (inflamimi i muskulit të zemrës) etj.

Cilat janë format e trajtimit të bajameve. A mbetet kirurgjia e vetmja zgjidhje?

Trajtimi mund të jetë medikamnetoz ose kirurgjikal. Për një mjekim medikamentoz kihet parasysh gjendja e përgjithshme dhe lokale, vlerësimi i shkaktarit të mundshëm, nëse s’mundemi të realizojmë antibiogramën dmth që të bëjmë analizën se çfarë antibiotiku vepron më mirë, nqs s’mundemi, fillojmë antibiotik me spektër të gjerë duke marrë parasysh edhe shkaktarin kryesorë që është streptokoku betahemolitik, që është i ndjeshëm në përgjithësi nga grupi i penicilinave, në këtë rast mjekimi zgjat deri në dhjetë dit duke u shoqëruar edhe me antiseptik, ilaçe për temperaturën, regjim në shtrat, kompresa të ngrohta, kompresa me alkool për fytin, procedura djersitje me kamomil etj.

Metoda kirurgjikale: Bajamet janë një pjesë e rëndësishme e sistemit imun, kështu që është mirë që të evitohet heqja e tyre, por nëse sëmundja shpesh persiston me bajame të zmadhuara, sjell vështirësi në frymëmarrje, vështirësi gjatë ngrënjes, kur bajamet sëmurën 7 herë në një vit, 5 herë në dy vjet, 3 herë në tre vjet, kur nga bajamet dalin tapa pudrite, gri ose të bardha.

Kur kemi limfonodula nën madikull që nuk stabilizohen, kur ka kaluar abces perotonsilar, atëherë  përdoret metoda kirurgjikale që realizohet me metodën tradicionale, ose metoda të reja me lazer, radioval, ultratinguj, elektrokauter, që sipas rastit mund të zvogëlojnë bajamet, ose mund të hiqen plotësisht.

Çfarë kujdesi duhet të tregojnë personat që i kanë hequr?

Kujdes i vazhdueshëm për hundën. Hunda duhet të jetë gjithmonë e lirë për të evituar frymëmarrjen nga goja e cila mund të bëhet shkak për inflamim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Duhet të tregojnë kujdes për ruajtjen e rezistencës së organizmit (fizkultura dhe sporti janë mjaft të rëndësishëm). Jo duhan, jo alkool, jo mjediseve të lagështa. Si dhe ruajtje maksimale nga të sëmurët me viroza të ndryshme.

Sa i rrezikshëm mund të jetë anashkalimi i tyre, pa mjekim?

Në momentin që bajamet bëhen si qeska, nuk kanë më funksion mbrojtës, por përkundrazi, kthehen në burim infeksionesh. Në disa raste (të rralla) bajamet mbeten jo aktive për një kohë të gjatë, por kjo është shumë problem, pasi mund të japin komplikacione në organe të tjera . Ndodh që sëmuresh papritur dhe ti se kupton nga të erdhi, por bajamet kanë qenë aty për një kohë të gjatë, thjesht nuk kanë qenë aktivizuar.

Pa harruar pastaj dhe faktorin bezdisës, pasi goja mban erë vazhdimisht dhe mund të bëhet problem si për vete ashtu edhe për partnerin.

Këshilla?

Trajtimi i plotë dhe i saktë i bajameve kur janë të sëmura. Kontrolli i vazhdueshëm sidomos tek fëmijët për hundën, për adenoide ose alergji. Ndërhyrja në rastet e devianco septinasi (shtrembërimi i kërcit të hundës). Në raste të shtrembërimit të perdes së hundës, zmadhimit të konkave të hundës, hipertrofi e konkave polibe dhe si shkaqe idiopatike (të panjohura).  Kujdesi për rezistencën e organizmit. Kujdes për kalitjen e organizmit. Ushqyerja cilësore me vitamina dhe fruta. Kushtet e punës pa duhan pa pluhur, pa kimikate.

Kjo sëmundje është ngjitëse, ruajtja nga njerëzit me infeksion aktiv kur janë të sëmurë, viroza, tështima, ose vetë këta njerëz të qëndrojnë larg të tjerëve kur kanë shenja të tilla./ Shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here