Balsam magjik për lëkurën dhe problemet e stomakut

Nga Sami Galanxhi, doktor i shkencave mjekësore

Mjekësia popullore e krahinës së Lumës së Kukësit (sidomos fshatrat: Pakisht, Zapod, Cerneleve, Lomje, Borje, Shishtavec, Novoselë etj) shfrytëzojnë gatesat e bredhit të bardhë edhe në kardiopati e çregullime të punës së zemrës. Këta banorë përdorin një balsam –melhem- magjik si enteral, por edhe superficialisht gjë që e kam konstatuar në vitet e shërimit në këto zona: 1959-1964.

Sami Galanxhi (4)Balsami magjik përbëhet nga: 1 filxhan rrëshirë bredhi, 1 filxhan gjalp i freskët dhe 1 filxhan mjaltë të përziera dhe të rrahura deri në homogjenizim.

Balsami ka përdorim universal:

-Në sëmundjet e traktit tretës: në gastrite, në UTH, në ulcera të stomakut e duodenit, në enterit, në gastro-enterit, në kolit, në gastro-entero-kolit, në fisura dhe fistula ano-rekatle dhe veçanërisht në hemorroide (majasëll) në konstipacion (kapsllëk) etj.

-Balsami shfrytëzohet me efikasitet edhe në asteni, dobësi, distoni, neurasteni, në anoreksi, mbas kalimit të sëmundjeve e gjendjeve të rënda, sëmundje kirurgjikale, inekstive, konvaleshence etj.

-Balsami përdoret gjerësisht nga banorët e zonës edhe për qëllime të kozmetikës dekorative e të kozmetikës mjekësore, me veti elastike –ushqimore-rigjeneruese-rinore-vitaminike e zbukuruese, ku balsami aplikohet 1-2 herë në ditë-lokal, sidomos në lëkurën e thatë, të plasaritur, të rrudhur, të plakur e të vyshkur, të zhubravitur, të fishkur. Balsami vendoset zakonisht pas kura popullore barerabanjove ose pas kompresave të ngrohta ose të nxehta për 10-15 minuta ose mbas ekspozimit të lëkurës së fytyrës me avuj të nxehtë, të ngrohet për 15-20 minuta. Rekomandohet avullimi me avuj-çaj kamomili. Kështu lëkura bëhet më elastike, më e freskët, më e shkëlqyeshme dhe më vitale.

Këto metoda mjekimi popullor që autori i ka ndeshur vetëm në krahinën e Lumës së Kukësit e kanë bazën në përvojën popullore-botërore që aplikohen nga mjekësia Ajurveda, si mjete të Natyroterapisë tradicionale mjekësore, me bazë fitoterapinë, mjekimet bimore nga rrëshira: gjali e mjalti, që janë esenca e jetës së vetë bimëve shekullore, në univers.

Këto metoda të mjekimeve popullore të Lumës së Kukësit, praktikoheshin me shumë në raste të festave, në dasma, fejesa, martesa, në gara, lojëra, në ditët e bajramit, në ditët e qethjes së bagëtive, përgjatë gjithë vitit. Këto metoda të mjekimeve popullore praktikoheshin më shumë nga mjekuesit popullorë, nga xherahet zonale dhe jepnin rezultate të mira, pa shpenzime të mëdha, pa dëmtuar shëndetin e popullit të këtyre krahinave.

Rrëshira e bredhit të bardhë mund të zëvendësohet me rrëshirën e pishës së zezë që ndeshet kudo në Shqipëri.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit