Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj
Ja përse duhet të konsumoni më shumë banane
Humbisni peshë
Duke qenë se janë të ëmbla, mendohet se bananet mund të shkaktojnë shtim në peshë, por në të vërtetë ndodh e kundërta, bananet janë një ushqim ideal për të rënë nga pesha. Kjo pasi ato janë të mbushura me fibra të tretshme, gjë e cila bën që ju të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe të shmangni konsumimin e ushqimeve të tjera.
Ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka
Kushdo që ka vuajtur nga gurët në veshka mund t’ju thotë se nuk është një proces i lehtë largimi i tyre. Për fat të mirë vetitë e bananes për të përthithur kalciumin mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të veshkave dhe uljen e rrezikut për t’u prekur nga formimi i gurëve.
Redukton simptomat e astmës
Sipas një studimi, fëmijët që konsumonin rregullisht banane kishin më pak probleme me frymëmarrjen, krahasuar me fëmijët e tjerë të cilët kishin konsumuar lloje të tjera frutash.
Përmirëson shëndetin e syrit
Për shëndet më të mirë të syve këshillohet që në mëngjes të konsumohet banane. Pasi vitamina A që gjendet në të ndihmon në parandalimin e lodhjes muskulore.
Ul depresionin
Bananet janë të pasura në triptofan, kimikatin që lufton depresionin. Për këtë arsye është shumë i këshillueshëm konsumimi i tyre.
Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak
Është e këshillueshme që para se të filloni të ushtroheni për të humbur peshë të konsumoni një banane. Kjo pasi banania do t’ju ndihmojë të ruani nivelin e sheqerit në gjak gjatë gjithë kësaj kohe, dhe për më tepër ju jep energji dhe për të bërë edhe më shumë ushtrime.
Përmirëson kujtesën
Bananet ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës në çfardollojë forme që t’i konsumoni ato, qoftë nëse i shtoni në tërshërën që konsumoni në mëngjes apo edhe nëse i konsumoni të papërziera me asgjë. Studimi i kryer në Universitetin Karaçi tregoi se minjtë të cilët u ushqyen me banane para se të futeshin në një labirint performuan më mirë se minjtë të cilët nuk ishin ushqyer me banane.
Parandalon uljen e nivelit të kalciumit
Bananet janë një burim i shkëlqyer kalciumi që ndihmojnë që kockat të jenë të shëndetshme për një kohë më të gjatë.


