Barnat me rimbursim, shumë sorollatje

RimbursimiUrdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për marrjen e barnave të rimbursueshme pranë ambjenteve spitalore ka sjellë dhe reagimin e qytetarëve. Përmes gazetës “Shëndet +”, znj Sabahete Kodra dhe qytetari me iniciale B.H shprehen se po hasen me një sërë procedurash burokratike të cilat sorollasin me qindra qytetarë në marrjen e këtyre medikamenteve nga pacientët të sëmurë nga veshkat.

Sipas tyre, kjo procedurë ka rreth një muaj që po aplikohet, ku të gjithë qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrës në QSUT-së për të marrë recetën  e barnave. Më pas kjo letër duhet firmosur nga mjekët nefrologë të këtij pavioni dhe më pas medikamentet merren në farmacitë e QSUT-së.

Zonja Sabahete shprehet se shpeshherë punonjësit nuk janë në vendin e tyre të punës dhe qytetarët duhet t’i presin jashtë derës për shkak të radhës.

Sipas saj, metoda e vjetër ku pacientët paraqiteshin pranë mjekut të familjes për të marrë recetën e barnave me rimbursim, ishte metodë më lehtësuese, sidomos për moshat e treta. Megjithatë, pacientët shprehen se medikamentet janë marrë këtë muaj, por janë skeptikë për muajt në vijim nese spitali do të arrijë të rimbursojë të gjithë qytetarët.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën