Gurëzat në ngjyrë të verdhë ose kafë janë shumë të dëmshëm për dhëmbët, prandaj duhet të hiqen që në fillim që mos ta dëmtojnë krejtësisht dhëmbin. Për t’i pastruar dhëmbët nga gurëzat mund të shkoni tek mjeku, ose t’i hiqni ato në shtëpi me metoda natyrale.
- Sodë buke
- Sonde
- Kripë
- Peroksid hidrogjeni
- Ujë
- Furçë dhëmbësh
- Filxhan
- Gargarë antiseptik
- Produkti më i mirë dhe efikas për heqjen e gurëzave është soda e bukës.
Hapi i parë: Një lugë çaji sodë buke duhet të përzihet me një gjysmë lugë çaji kripë në një filxhan. Pastaj lani furçën e dhëmbëve me ujë të ngrohtë dhe përdoreni për të pastruar dhëmbët me përzierjen që përgatitët. I gjithë ky proces duhet të zgjasë për pesë minuta.
Hapi i dytë: Një filxhan plot me peroksid hidrogjeni duhet të përzihet me gjysmë filxhani ujë të ngrohtë, dhe mbajeni në gojë për një minutë. Pasi ta nxirrni, shpëlajeni gojën me ujë të ftohtë.
Hapi i tretë: Përdorni një sond për të hequr gurëzat e verdha nga dhëmbët. Duhet të keni kujdes të mos dëmtoni mishrat.
Hapi i katërt: Përdorni larësin antibakterial për të shpëlarë gojën.


