Kjo mënyrë natyrale ka qënë përdorur që kohë më parë për të reduktuar dhimbjet e kockave dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre. Përbërësit e kësaj recete mund të gjenden shumë lehtë dhe nuk janë të kushtueshme. Jodi është i njohur si një germicidit i fortë dhe është mjaft efektiv në luftimin e baktereve, viruseve, infeksioneve etj.
Përbërësit: 300 ml alkool 70%; 100 ml jod; 10 tableta aspirine (300 mg).
Përgatitja dhe përdorimi: në një shishe qelqi të errët hidhni alkoolin, jodin dhe aspirinat e copëtuara. Lëreni shishen në një vend të errët e të ftohtë për 21 ditë. Gjatë këtyre ditëve, tundeni herë pas here shishen me ilaç. Përdoreni këtë ilaç natyral në formë komprese ose për masazh në zonën kur ndjeni dhimbje 1 ose 2 herë në ditë. Ju mund ta përdorni këtë ilaç për të bërë masazh edhe kur nuk keni dhimbje, sidomos gjatë stinës së dimrit ku dhimbjet e kockave dhe gjymtyrëve mund të jenë të pranishme për shkak të motit të lagësht e të ftohtë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt


