Benefitet e karotës në shëndetin tonë

Me zbulimin e vitaminave dhe rëndësisë së tyre për shëndetin e njeriut, karota, falë përmbajtjes së madhe të vitaminës A, është bërë e mbipranishme në tavolinat tona. Ajo në të vërtetë përmban 648 mcg beta karotinë: një sasi kjo shumë e madhe, më e lartë se sa në çdo frut apo zarzavate tjetër ( bën përjashtim kajsia e cila ka më shumë, 780 mcg). Zakonisht nga karota hidhen gjethet e ngjashme me ato të majdanozit. Ky është një gabim i madh, ato janë akoma edhe më të pasura me vitaminën E, që është një antioksidues i shkallës më të lartë.

karotennGjithashtu, pasi janë hequr gjethet, është e vështirë të përcaktohet se prej sa kohësh karota është mbledhur. Në mjekësi karota ka merita të veçanta: më aktualja është padyshim fuqia e saj antikanceroze, e zbuluar nga studiuesit e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Anjshtajn të Nju Jorkut.

Karota është e dobishme pra, në profilaksinë (dhe në shërimin në fazën e parë) e tumorit në fshikëzën e e urinës, në mushkëri dhe laring. Tek fëmijët, pureja e karotës përdoret për të kuruar diarenë. Tek të rriturit 250 mg lëng karote duke i shtuar të njëjtën sasi me lëng lakre të zezë mund të jetë i dobishëm në shërimin e kolitit ulçeroz.

Kohët e fundit janë zbuluar tek karota disa molekula hormonale, të tëndësishme në aktivitetin estrogjenetik, sidomos për gratë në menopauzë.

Pjesët e përdorshme të karotës: gjethet dhe rrënjët.

Këshillohet: Për të gjithë, fëmijët, të rinjtë, e të moshuarit. Përdoret si fuqidhënës e antianemik. Për përmbajtjen e lartë të vitaminës A këshillohet për ata persona që vuajnë nga aknet, ekzemat, psoriaza (sëmundje lëkure). Këshillohet edhe për kurimin e diaresë./Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet