- Ju bën më fleksibël
Joga bën punë në shtrirjen e muskujve. Ajo ju ndihmon të lëvizni më mirë dhe të ndiheni më pak të ngurtë ose të lodhur. Në çdo nivel joga, ju do të filloni të vini re përmirësime të dukshme në fizik.
Disa stile të joga (të tilla si Ashtanga) ju ndohmojnë shumë në tonifikimin e muskujve dhe ju bën të ndjeheni më të fuqishëm.
Stile më pak të fuqishme (si lyengar ose Hatha), mund t’ju ndihmojnë në përqendrim. Stilet e tilla si (lëvizjet e qenit apo stili dërrasë) ju ndihmojnë për të ndërtuar pjesën e sipërme të trupit.
- Ju bën që të keni një qëndrim më të mirë
Kur ju ndjeheni më të fuqishëm dhe më elastikë atëherë mbajtja e trupit në mënyrën e duhur fillon të përmirësohet. Joga ndihmon në ndërgjegjësimin e trupit dhe ju bën që ta kuptoni kur nuk po qëndroni si duhet.
- Ju përmirëson frymëmarrjen
Joga i kushton vëmendje frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë ju ndihmon të relaksoheni, pasi joga nuk përfshihet në aktivitetin fizik kardio (si vrapi apo çiklizmi)
- Ju largon stresin dhe ju qetëson
Ka shumë stile joga që përdorin teknika meditimi që ndihmojnë për të qetësuar mendjen.
- Joga është e mirë për zemrën
Joga ndihmon njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut ose sëmundjet e zemrës, si dhe njerëzit që kanë pasur goditje në zemer më parë.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


