Benefitet shëndetësore: Uthulla e shegës

Shega është një frut i mrekullueshëm që ofron shumë ushqyes dhe vlera për të gjithë dashamirësit e saj. Ajo konsiderohet thelbësore për një ushqim të shëndetshëm dhe është pjesë e recetave të ndryshme në mbarë Shqipërinë. Fruti pëveçse i freskët konsumohet në mënyra të ndryshme siç janë lëngu, shurupi apo çaji.

Po, nga shega mund të bëhet edhe uthull. Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme:

Sistemi tretës: Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë. Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë gjelle uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.

Përthithja e kalciumit: Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra. Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht.

Kolesteroli dhe tensioni i gjakut: Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Zhbllokon arteriet: Studimet thonë se uthulla e shegës mund të jetë një kurë për arteriet e bllokuara, hipertensionin dhe qelizat e dëmtuara. /webMD

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës