Bëni këtë sapun natyral në shtëpi dhe shpëtoni nga problemet e lëkurës (puçrrat, aknet, pikat e zeza)

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Në botën e kozmetikës, sapunët po zëvendësohen çdo ditë e më shumë me xhele, skrabe dhe kremëra të ndryshëm. Kjo për faktin se sapunët kanë tendencën që ta thajnë lëkurën për shkak të aditivëve dhe elementeve kimike që përmbajnë. sapun natyralMegjithatë, ne nuk e kundërshtojmë fakti që ekzistojnë një sërë sapunësh natyralë që janë mjaft të mirë për trajtimin e problemeve me fytyrën si puçrrave, akneve apo pikave të zeza. Ja një mënyrë se si të përgatisni një sapun natyral që do t’ju shërbejë për larjen e fytyrës:

Përbërësit: bazë (ekstrakt) sapuni nga qumështi i dhisë, vaj esencial limoni, lëkurat e katër kokrrave limoni.

Përgatitja: priteni bazën e sapunit nga qumështi i dhisë në kubikë të vegjël (e gjeni në farmaci) dhe vendoseni për 30 sekonda të ngrohet në mikrovalë derisa sapuni të bëhet i lëngshëm. Më pas shtoni disa pika të vajit esencial dhe lëkurat e limonit të grira imët. Jepini formë katrore masës së krijuar dhe lëreni të thahet për 1 ditë në temperaturë dhome. Sapunin e përgatitur mund ta përdorni për larjen e fytyrës./ Burmi: steptohelath

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer