Bëni këto 3 veprime çdo ditë dhe digjni kalori!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

3 veprimeDjegia e kalorive nuk duhet të përfshijë me patjetër disa orë të gjata në palestër. Sigurisht që nëse keni kohë mjaftueshëm është diçka e mirë të ushtroheni disa herë në jave, por ndonjëherë puna, angazhimet personale, apo lodhja, nuk ua mundësojnë këtë.

Në fakt ka tri gjëra të thjeshta që mund të bëni kudo dhe kurdo. Këto truke të verifikuara nga ekspertët, mund të përshtaten shumë mirë me rutinën tuaj të përditshme. Ato do t’ju ndihmojnë të digjni disa kalori më shumë se normalisht.

Levizni trupin:

Lëvizja është kritike. Ky truk mund të duket i thjeshtë, por kur jeni mes punës, në tavolinën tuaj, është e lehtë të harroni të lëvizni, shpjegon Beth Jordan, trajner i certifikuar Amerikan. Ai thotë lëvizni përreth, madje edhe vetëm pak, kjo gjë do t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori gjatë gjithë ditës.

Qëndroni të hidratuar: të qëndroni gjatë gjithë kohës të hidratuar është e rëndësishme për shumë arsye, dhe një nga këto arsye është se ky proces ju ndihmon të mbani metabolizmin të shëndetshëm. Një metabolizëm i shëndetshëm është thelbësor në qoftë se jeni duke u përpjekur  të humbisni peshë dhe të digjni kalori, thotë Jordan. Ajo sugjeron mbajtjen e një shishe me ujë në tavolinën tuaj të mbushur gjatë gjithë ditës.

Sipas Lauren Minchen, pronar i qendrës të të ushqyerit “Lauren Minchen”  dehidratimi mund t’ju shkaktojë shuam uri.  Ajo rekomandon të pini një litër ujë para vaktit të mëngjesit.

Përdorni krahët:

Sipas Jordani, janë lëvizjet e krahëve ato që ju vijnë shuam në ndihmë në procesin e humbjes së peshës së tepër. Thjesht duke lëvizur krahët pak më shumë, ndërsa jeni në këmbë do t’ ju ndihmojë të digjni disa kalori më shumë, sepse në këtë mënyrë angazhohen më shumë muskujt.

Burimi: self.com / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!