Bifteku i furrës, si përgatitet

Përbërësit për 4 – 5 persona

  • biftek500 gr mish tul
  • 3-4 lugë gjele vaj
  • 2 kokra qepë
  • 3-4 kokra domate
  • 1 lugë gjelle salcë
  • Kripë, piper
  • 1 fletë dafinë
  • ½ filxhan çaji verë ose 1-2 lugë uthull

Përgatitja

Bifteku i furrës përgatitet me tul kofshe ose shpatulle, që nuk është shumë i butë.

Mishi pritet në thela në drejtim të kundërt të fijeve. I hidhet kripë, piper, kalohet në miell dhe skuqet nga të dyja anët në yndyrë shumë të nxehtë, por jo të jetë gati.

Biftekët vihen në tavë, ndërsa në yndyrën e mbetur përgatitet salca, kaudiset qepa e grirë në kubikë të vegjël, shtohen domate të grira ose salcë, pak spec djegës, 1 fletë dafinë, kripë, piper e hudhra sipas dëshirës.

Hidhet pak verë, në mungesë të saj uthull, hidhet ujë dhe kur të marrë valë u hidhet sipër biftekëve.

Mbi çdo biftek vendosen feta domatesh dhe tava futet në furrë, duke u spërkatur nga sipër me lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin