Bimët mjekësore që indiano-amerikanët i kanë përdorur ndër vite për të kuruar çdo gjë!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Indianët Cherokee ( indianao – amerikanë që jetojnë në pjesën juglindore të SHBA) kanë besuar gjithmonë se bimët medicinale mund të nxisin forma të ndryshme të shërimit. Ja disa prej tyre:

amerikano indianet bimetBoronica: është përdorur për vite me rradhë për të qetësuar problemet e stomakut. Çaji i boronicës mund të përdoret për të reduktuar ënjtjen e nyjeve dhe për të trajtuar mishërat e lënduar të dhëmbëve. Manaferrat dhe boronicat janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Mentja: çaji i mentes përdorej për të zbutur problemet e tretjes dhe stomakun e acaruar. Kur plagoseshin, ata shtypnin disa gjethe mentje, i vendosnin në një napë dhe i përdornin si kompresë, sëbashku me akullin për të parandaluar dhimbjet dhe kruarjet. Mentja është një ilaç natyral shumë i mirë për të parandaluar të vjellat, lodhjen dhe alergjitë gjithashtu.

Rrenja e xhenxhefilit: çaji i xhenxhefilit është një ilaç shumë i mirë që shërben për të stimuluar tretjen. Xhenxhefili përdoret për të trajtuar sëmundjet e ndryshme të stomakut dhe zorrëve. Ai përdorej për të trajtuar dhimbjet e veshëve gjithashtu.

Trëndafili i egër: kokrrat e vogla të tij janë të mbushura me vitaminë C dhe amerikano-indianët e kanë përdorur atë në formën e çajit për të rritur sistemin imunitar dhe për të përmirësuar funksionin e fshikëzës dhe veshkave. Ata e përdornin atë si ilaç natyral për të ftohurën dhe gripin gjithashtu.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit