Bindjet politike, ‘mollë sherri’ për punonjëset e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë

Bindjet politike janë kthyer në mollë sherri për dy punonjëse pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë.

Shefja e Financës së Drejtorisë së Shëndetit Publik, ka bërë një denoncim për ushtrim dhune nga shefja e Burimeve Njerëzore të këtij institucioni.

Kristina Stoja, 55 vjeç, militante e LSI­-së, ka deklaruar se shefja e personelit, shtetasja D.T, në  ambientet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se autorja, mbështetëse e PS-së, e ka kërcënuar 55-vjeçaren me largim nga puna nëse nuk votonte Partinë Socialiste.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë

Procedohet penalisht në gjendje të lire, shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:D.T, 30 vjeçe, banuese në Ersekë (me detyrë shefe e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Ersekë).

Procedimi ndaj saj filloi pas kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga shtetasja K.S, 55 vjeçe, banuese  në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se shtetasja D.T, në  ambientet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë