Binjake me ngjyra të ndryshme të lëkurës

 

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Kur mamaja e tyre u thotë të panjohurve se vajzat e saj të vogla janë binjake, atyre u duket e pabesueshme.

Dyshimi lind pasi Kalani dhe Jarani Dean kanë lindur me ngjyra të ndryshme të lëkurës, dhe duken si binjake të racave të ndryshme.

Nëna e tyre, Whitney Meyer  është kaukaziane, ndërsa i dashuri i saj Thomas Dean është afro-amerikan. Jarani ngjan me të atin, ndërsa Kalani ka trashëguar ngjyrën e të ëmës.

Mundësia që një çift i racave të ndryshme të lind binjakë me ngjyrë të ndryshme lëkure është 1 në 500.

Ato kanë edhe një vëlla më të madh, por vajza e tyre, Jarani ngjan jashtëzakonisht me një tjetër fëmijë të çiftit, Pravyn, i cili ka vdekur dy vite më parë.

Kalani dhe Jarani janë binjake të zhvilluara nga dy vezë të ndryshme, që janë fertilizuar nga qeliza të ndara të spermës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet