Përbërësit për 1 kg biskota
4 gota uji miell- 1 filxhan çaji sheqer
- 1 filxhan çaji gjalpë
- 2 kokrra vezë
- ½ lugë kafeje sodë
- 1 filxhan kafeje kos (nëse pakësohet gjalpi diferenca shtohet në kos)
- 2 lugë gjelle arra të grira
Përgatitja
Në një tas rihen vezët me sheqerr dhe gjalpë, krijohet një masë e njëllojtë, shtohet pak kos ose ujë dhe hidhet pak miell i situr i përzier me pak sodë.
Zihet brumi dhe hapet më petë me trashësi 4-5 mm, pritet në forma të ndryshme ose në mungesë të formës pritet me gotë. Biskotat vendosen në tavë të lyer me yndyrë në largësi nga njëra-tjetra.
Lyhen me të verdhat e vezëve dhe sipër u hidhen arra të grira hollë. Piqen për 8 – 10 minuta.
Ju bëftë mirë!


