Biskota me fiq të tharë

Nga dietologia Blerina Bombaj

Për brumin e biskotave:

  • biskota me fiq1 ½ filxhan miell
  • 1l.v. baking poëder
  • ¼ l.v. kripë
  • 10 l.m. gjalpë të freskët
  • 2/3 filxhan sheqer kaf
  • 1 vezë të madhe
  • 2l.v. vanilje pluhur
  • Lëkurën e 1 portokalli

Për mbushjen me fiq:

  • 400gr fiq të tharë të prerë në copëza të vogla
  • ½ filxhanë ujë

Përgatitja:

  1. Përzieni miellin, pluhurin e pjekjes, kripën në një tas të vogël.
  2. Rrihni gjalpin dhe sheqerin në një tas të madh, rreth 5min.
  3. Shtoni vezën, vaniljen dhe lëkurën e portokallit dhe vazhdoni t’i rrihni.
  4. Përzieni miellin në tasin me gjalpin derisa të bëhet masë uniformë e butë. E vendosni brumin në frigoferin për të paktën 4 orë ose gjitha natën.
  5. Përzieni fiqtë me ujin dhe i zieni. I lini me kapak mbuluar deri sa fiqtë të kenë thithur gjithë ujin.
  6. Merrni një nga copat e brumit dhe e vendosni mbi letrën e pjekjes ku keni vendosur miellin. E hapni në formë drejtëkëndëshi dhe i hidhni me kujdes nga pak masën e fiqve. E mbështillni me vetë brumin dhe e vendosni në frigorifer derisa të bëni dhe të tjerat.
  7. I fusni në furrë për pjekje dhe më pas i prisni në forma pasi të ftohen.

l.v. = lugë e vogël

l.m. = lugë e madhe

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin