Blici i kamerës së telefonit zbulon kancerin në sy tek fëmija

Blici i kamerës i shpëtoi jetën foshnjës 4-muajshe Ryder Temarantz nga Arizona. Nëna e foshnjes tregoi për të përditshmen ABC News se gjithmonë kur i bënte foto djalit, blici i kamerës lëshonte një dritë të bardhë tek syri i majtë i tij.foshnje

“Mendova se mos e ka fajin kamera e telefonit. Por edhe pasi përdora kamerën e re Nikon D3300 DSLR, që ma bleu kushëriri për Krishtlindje, drita e bardhë u shfaq sërish, prandaj vendosa të dërgojë vajzën tek doktori.

Pas vizitës, foshnja u diagnostifikua me ‘retinoblastoma’ në syrin e majtë (kanceri i syrit që fillon në retinë deri në pjesën e pasme të syrit). Fatmirësist, tumori nuk ishte përhapur në organet e tjera, sidomos në tru, prandaj ishte më e lehtë kurimi i sëmundjes.

‘Retinoblastoma’ është një nga kanceret vdekjeprurës që mund të rezultojë fatal nëse nuk zbulohet që në fillim. Rreth 50% e fëmijëve të prekur nga ky tumor humbën jetën vitin e kaluar.

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?