Kjo bimë e ka origjinën nga India, por në Evropë ka ardhur vitet e fundit dhe sot gjen përdorim të gjerë si në mjekësinë alternative, ashtu edhe në kuzhinë.
Përbërësit: Vaj esencial, tanina, komfor basili
Veprimi: Antidepresant, antiseptik, stimulon koren e gjëndrës mbiveshkore, parandalon vjelljen, tonik, ul temperaturën, ekspektorant, ul presionin e gjakut, sheqerin në gjak, qetëson kruarjet.
Pjesët që përdoren
Gjethet: janë shumë të mira për t’i fërkuar mbi pickimet e insekteve, mund të merren për të rritur përqencdrimin në rastin e lodhjes nervore ose në gjendjet kur kemi nevojë për energji. Të mblidhen para lulëzimit.
Në aromaterapi vaji i marrë nga borziloku kombinohet me vajin e qitros dhe hisopit dhe masazhohet për të trajtuar depresionin.
Përdorimi
Gjethet e freskëta fërkohen mbi lëkurën ku ju kanë pickuar insektet. Kjo gjë ndihmon në uljen e kruarjes dhe të inflamacionit e pezmatimit të zonës së infektuar.
Çaji: këshillohet të pihet direkt pas lindjes së fëmijës nga nëna për të lehtësuar daljen e placentës. Tinktura merret në rastet e lodhjes nervore.
Vaji esencial: shtoni 2-4 pika në ujin e vaskës ku do të bëni banjë për të qetësuar nervat, melankolinë ose frikën. Hidhni 5 pika vaj borziloku me 10 ml vaj bajamesh dhe përdorini për të masazhuar gjoksin në rastet me astmë ose bronkit. Vaji i holluar përdoret për të larguar lodhjen nervore dhe si largues i insekteve duke ju mbrojtur nga pickimet e tyre.


