Brokoli, arma sekrete kundër diabetit

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Brokoli mund të jetë sekreti për trajtimin e diabetit, pasi një përbërës tek kjo perime ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës – në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin – janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore. Metformina – një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak – nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve të saj në veshka.

Profesor Anders Rosengren, nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi, thot: Meqë sulforafane ka shumë pak efekte anësore dhe mund të sigurohet lehtësisht nga brokoli – për shembull – ai ka potencialin të bëhet një plotësues për trajtimet aktuale të diabetit të tipit 2.

Profesori Rosengren rekomandon që personat të cilët vuajnë nga diabeti ose prediabeti, të përdorin brokolin si ushqim për të mbajtur nën kontroll sëmundjen ose parandaluar progresin e saj.

Gjatë studimit 12-javor, nga 97 pacientë obezë, ata që morën brokoli pësuan rënie të konsiderueshme të niveleve të glukozës në gjak në gjendje esëll, krahasuar me ata që morën ilaçe. Përveç brokolit, sulforofane gjendet gjithashtu tek perimet të tjera të familjes së lakrës, si lakra e Brukselit, lulelakra etj.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al 

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?