Brokoli, i mirë kundër kancerit

Blerina Bombaj

Me origjinë nga Japonia, pjesë e familjes së kryqëzorëve, brokoli shquhet për vetitë e tij kundër kancerit. Formën e tij më të mirë brokoli e ka në shkurt. I pasur në vitaminë A, B dhe C, Kalcium, Fosfor, Hekur, Kalium, Magnez & Acid Folik, brokoli brokoli sallateështë i çmuar për të parandaluar osteoporozën, për të mbrojtur nga sëmundjet koronare dhe hipertensioni.

I pasur në fibra, brokoli është zgjedhje e përshtatshme për të përmirësuar nivelin e kolesterolit. Edhe pse ofron gjithë këto vlera ushqyese, brokoli veçohet më shumë për efektet e tij pozitive kundër kancerit. Në sajë të një substancë të quajtur “sulforafan” që gjendet me shumicë te brokoli, organizmi ynë mund të përfitojë ndjeshëm dhe të ulë veprimtarinë kancerogjene, si p.sh. në rastin e kancerit të gjirit. Këshillohet konsumi i 3-4 racioneve brokoli dhe zarzavate të familjes së kryqëzorëve në javë!

Këshillë: që të përfitoni në maksimum lëndët ushqyese të brokolit duhet ta zieni në avull vetëm pak minuta dhe ta kombinoni me lakër të bardhë. Kombinimi i brokolit me domate përbën një armë mbrojtëse kundër kancerit të prostatës!

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit