Kryefaqja Covid-19 Pyetje & Përgjigje Bronkiti akut: A është ngjitës?

Bronkiti akut: A është ngjitës?

0
Shpërndaje

Bronkiti është inflamacioni i mukozës bronkiale (rrugët ajrore që çojnë fluksin e ajrit prej trakesë, drejt pjesëve më distale të parenkimës pulmonare). Ai mund të jetë akut dhe kronik.

Simptomat e bronkitit akut përfshijnë kollën, me ose pa prodhim të sekrecioneve ( mukusi që nxiret përmes kollës prej traktit respirator), tharje fyti, lodhje, rrjedhje hundësh, kongjestion nazal, temperaturë, dhimbje pleurale, dobësi trupore.

A është bronikiti akut ngjitës?

Po. Shumicën e kohës, bronkiti akut shkaktohet nga një virus, siç mund të jetë virusi i gripit (influenza). Gjithsesi, shumë viruse të ndryshëm, ku secili prej tyre është shumë ngjitës, mund ta shkaktojnë bronkitin akut.

Viruset përhapen kryesisht nga personi në person nga pikëzat e prodhuara kur një person i sëmurë kollitet, tështin apo flet, dhe personi tjetër i thith këto pikëza kur merr frymë. Viruset mund të përhapen gjithashtu edhe nga kontakti me një objekt të infektuar. Kjo ndodh kur prekni diçka që ka virusin dhe pastaj prekni gojën, sytë apo hundën tuaj.

Në mënyrë që të reduktoni rrezikun për t’u prekur nga viruset që mund të shkaktojnë bronkitin:

  • Shmangni kontaktin e afërt me njerëzit që janë me grip apo kanë një tjetër sëmundje të traktit respirator.
  • Lajini shpesh duart ose përdorni një dezinfektant duarsh me bazë alkooli.
  • Vaksinohu çdo vit kundra gripit.

Personat që vuajnë nga bronkiti kronik apo astma, ndonjëherë mund të zhvillojnë bronkit akut. Në këto raste, bronkiti akut është me shumë gjasa një komplikacion i një problemi ekzistues. Ky lloj bronkiti nuk shkaktohet nga një virus infektues, kështu që ka më pak gjasa të jetë ngjitës.

Burimi: Mayo Clinic

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here