Kirurgjia plastike mund të jetë opsioni më i mirë i njohur për ata që shpresojnë të duken më të rinj, por shkencëtarët kanë zbuluar se sekreti i vërtetë i rinisë, është shumë më pak i dhimbshëm dhe më pak i kushtueshëm.
Një studim i ri ka treguar se një buzëqeshje e thjeshtë ju bën të dukeni mesatarisht dy vjet më të rinj, rrjedhimisht dhe më të popullarizuar dhe bujar. Në të kundërt, shprehjet e trishtueshme në fytyrë shtojnë vite për moshën tuaj, ndërsa një shprehje neutrale nuk ka efekt për këtë.
Hulumtuesit e studimit pyetën 2000 njerëz për të vlerësuar moshën e 12 grave në mes 28 dhe 69 vjeç, të cilat kishin shprehje fytyre të lumtura, neutrale dhe të trishtuara. Ata gjetën se emocioni ka një efekt të rëndësishëm në supozimin se fytyrat e lumtura perceptohen si më të reja se ato neutrale, dhe fytyrat neutrale më të reja se ato të trishtuara. Mesatarisht, fytyrat e qeshura mund të të rinojnë deri në një vit në krahasim me ato të trishtuara dhe deri në gjashtë muaj me ato neutrale.
Psikologu Miriam Akhar shpjegon: “Ne shpesh vlerësojmë moshën e një personi duke u nisur nga fytyra si një informacion i menjëhershëm dhe sepse shprehjet në fytyrë kanë një ndikim të rëndësishëm. Fytyrat e qeshura janë më tërheqëse dhe atraktiviteti është i lidhur me rininë”./ Përgatiti: Elsa Musaj


