Çaji me majdanoz dhe mente, ideal për të pastruar mëlçinë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit më të shëndetshëm? Së pari, ata kufizojnë konsumin e ushqimeve të pashëndetshme, që shkaktojnë inflamacion, si sheqeri apo ushqimet e përpunuara, dhe ato që irritojnë zorrën (alkooli dhe duhani). Por, edhe nëse nuk hani shëndetshëm 24 orë në 24 për 7 ditë, mund të bëni disa gjëra të thjeshta për të ndihmuar mëlçinë – filtruesi natyral i trupit – të bëjë punën e saj.

Majdanozi dhe mentja janë dy produkte bimore shumë të mira për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë.

Majdanozi është një burim i mirë i vitaminës C dhe A, dy përbërës shumë bazikë kur bëhet fjalë për funksionin e mëlçisë. Ato ulin inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar. Mos harroni gjithashtu se majdanozi është një agjent pastrues dhe detoksifikues i jashtëzakonshëm. Falë vetive të tij diuretike, ndihmon trupin të eliminojë toksinat nga trupi. Majdanozi është i pasur edhe në antioksidues që ndihmojnë në largimin e yndyrave të ruajtura në trup.

Mentja gjithashtu është një bimë shumë freskuese. Disa nga vetitë kryesore të saj janë:

  • Është antiseptike dhe anti-inflamatore
  • Përmirëson tretjen
  • Stimulon funksionin e mëlçisë kur është i tejngopur.

Mos humbisni…

8 faktorët që mund të shkaktojnë cirrozë dhe kancer të mëlçisë

Ushqimet që pastrojnë mëlçinë dhe parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore

Shenjat e para që paralajmërojnë probleme të mëlçisë

Ja si të përgatisni një çaj me majdanoz dhe mente për të pastruar mëlçinë.

Përbërësit

  • 1 lugë çaji majdanoz (5 g)
  • 1 lugë çaji mente të freskët (5g)
  • 2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml)
  • 1 kupë ujë (200 ml)

Përgatitja

  • Së pari, duhet të theksojmë që produktet duhet të jenë organike. Sapo t’i siguroni ato, gjëja e parë duhet të bëni është t’i lani mirë.
  • Më pas copëtoni majdanozin dhe gjethet e mentes.
  • Ngrohni ujë në një çajnik. Sapo të fillojë të vlojë, hidhni bimët me kujdes,
  • Lërini të treten për 15-20 minuta. Më pas lëreni të ftohet përzierja për 10 minuta.
  • Në fund kulloni përzierjen dhe e kaloni në filxhan, duke e përzier me lëngun e limoni.
  • Për t’i dhënë shije, mund të shtoni pak mjaltë. Konsumojeni njëherë në ditë, pasi të keni ngrënë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme