Çajrat bimorë më të mirë për tretjen

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vaktet e bollshme, ushqimet pikante, me shumë yndyrë, pijet  e gazuara, të gjitha këto shkaktojnë probleme me sistemin tretës. Mund të përfundoni me fryrje dhe dhimbje në pjesën e barkut, refluks acid, gazra nëse nuk tregoni kujdes me mënyrën e ushqyerjes.

Për shekuj me radhë, njerëzit në të gjithë botën kanë përdorur çajrat bimorë si një mënyrë për lehtësimin e tretjes dhe trajtimin e disa shqetësimeve me traktin gastrointestinal. Konsumimi i tyre pas ngrënies përmirëson absorbimin e lëndëve ushqyese tek ushqimet si dhe lehtëson simptomat e shkaktuara nga problemet e vogla me traktin gastrointestinal.

Më poshtë do të gjeni 4 lloje çaji që mund t’ju ndihmojnë me sistemin tretës.

Çaj xhenxhefili

Ky çaj përdoret gjerësisht nga njerëzit për lehtësimin e disa shqetësimeve me stomakun. Ai është shumë i mirë për lehtësimin e ulcerës në stomak si dhe kur keni të përziera. Përgatitet shumë lehtë: mjafton të shtoni një lugë çaji xhenxhefil të copëtuar në një filxhan me ujë të valuar. Lëreni të zbutet për pak minuta. Mund të shtoni edhe pak mjaltë për ta bërë më të shijshme.

Çaj mente

Kjo pije e shëndetshme është mirë të konsumohet pasi vakti i bollshëm që keni ngrënë ju ka shkaktuar fryrje të barkut. Mund të pini edhe një filxhan me çaj mente nëse keni të përziera. Nëse vuani nga refluksi acid, duhet ta shmangni këtë pije.

 Çaji kopër

Keni fryrje barku dhe shumë gazra? Një mënyrë shumë e mirë për të shpëtuar nga probleme të tilla me sistemin tretës është të pini një filxhan me çaj kopër. Mund të përgatitet duke hedhur një lugë çaji fara kopre në një filxhan me ujë të nxehtë. Lërini të zbuten për pak minuta dhe më pas konsumojeni me ngadalë këtë çaj bimor.

Çaj kamomili

Për shkak të vetive të tij qetësuese, çaji i kamomilit është shumë i mirë nëse vuani nga ulcera në stomak. Ky çaj bimor është gjithashtu i mirë nëse keni probleme me tretjen e ushqimeve apo absorbimin e lëndëve ushqyese. Çaji i kamomilit është i mirë edhe nëse keni probleme me gjumin.

 Burimi: Health Digezt / Shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit