Çajrat më të mirë për lehtësimin e ankthit, fryrjen e barkut, dhimbjeve në stomak…

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Keni fryrje barku apo dhimbje në stomak? Vuani nga pagjumësia apo ankthi?

Rezulton që çajrat bimore mund të ndihmojnë në kurimin e disa shqetësimeve shëndetësore të zakonshme. Ja cilin lloj çaji mund të përdorni për të lehtësuar fryrjen e barkut, ankthin, dhimbjet në stomak, dhimbjet gjatë ciklit menstrual etj.

Për fryrjen e barkut

Çaji i koprës është i mirë për traktin sugjestiv. Ai përmban një përbërës që relakson ngërçet gastrointestinale, duke mundëaur daljen e gazrave dhe lehtësimin e fryrjes së barkut.

Për dhimbjet e stomakut

Çaji i mentes qetëson muskujt e sistemit gastrointestinal, duke ndihmuar në procesin e tretjes. Nëse dhimbja është rezultat i refluksit acid, duhet të mos e pini këtë çaj.

Për dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Një studim i vitit 2009 zbuloi se çaji i xhenxhefilit është po aq efikas sa ibuprofeni në trajtimin e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual.

Për ankthin dhe stresin

Çaji i kamomilit mund t’ju ndihmojë të qetësoheni para se një eventi stresues. Disa përbërës tek kjo erz forcojnë të njëjtët receptorë në tru ashtu si ilaçet si valiumi. Një studim i kryer nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se njerëzit që vuanin nga çrregullime të përgjithshme të ankthit përjetuan lehtësim të simptomave pasi morën suplemente të kamomilit për 8 javë.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit