Ç’analiza duhet të bëj për marrjen e mendve?

Përshendetje, kisha nevojë për një informacion. Jam 38 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, por kam disa kohë që zgjohem në mëngjes me marrje mendsh. Gjithashtu, kam një lodhje të përgjithshme dhe në disa raste dhe rrahje të shpejta të zemrës. Doja të dija çfarë vizite apo analizash duhet të bëj pasi nuk dua të sorollatem. Faleminderit!

Manjola Lika (7)

Mjekja kardiologe Manjola Liko

Përgjigjet mjekja kardiologe Manjola Liko

Përshëndetje! Referuar rastit të zonjës them se fillimisht duhet të bëjë një monitorim të tensionit 3 herë në ditë për 1 javë rresht. Gjithashtu, një bilanc biokimik.

Nëse tensioni arterial dhe bilanci biokimik dalin brenda vlerave normale, pacientja të bëjë një konsultë me mjekun ORL (otorinolaringolog).

Nëse edhe mjeku ORL nuk konstaton ndonjë problem, duhet të bëjë grafinë e qafës. Pas kësaj duhet të konsultohet me mjekun reumatolog.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë