Ç’duhet të dini mbi tiroidet

Shumë njerëz janë njohur me lidhjet që ekzistojnë midis tiroideve dhe peshës trupore. Tiroidja është një gjendër në qafë që kontrollon të gjitha proceset metabolike në trup. Nëse jeni duke u ushqyer në mënyrën e duhur dhe bëni vazhdimisht ushtrime por përsëri nuk arrini të humbi peshë, tiroidja mund të jetë një arsye që ju pengon. Tregues të problemeve me tiroidet janë: duart dhe këmbët e ftohta, rënie anormale e flokëve, lëkurë e thatë apo siklet përreth qafës. Tiroidet ndikojnë gjithashtu në shtatzëni.

tiroidetÇfarë duhet të bëni për të rregulluar problemet që mund të keni me tiroidet:

Bëni një test të gjakut- nëse kërkoni të bëni një test për tiroidet i cili quhet testi TSH, ky test nuk jep pamje të plotë të funksionit të tiroides. Prandaj duhet të bëni disa teste shtesë me rekomandimin e doktorit. Në këtë mënyrë ju mund të siguroheni se tiroidja nuk ju funksionon si duhet dhe mund të filloni të merrni masa për ti kuruar.

Bëni një test në kushte shtëpie- për të realizuar këtë test nevojitet një termometër mërkur dhe 10 minuta nga koha juaj çdo mëngjes për 5 ditë. Gratë të cilat kanë ditët e menstruacioneve, duhet ta fillojnë këtë test në ditën e parë të menstruacioneve të tyre. Të tjerët mund ta kryejnë në çdo kohë.

Para se të flini vendosni termometrin afër krevatit dhe menjëherë pas zgjimit vendoseni atë nën sqetull, për 10 minuta. Mos lëvizni, thjesht qetësohuni, hiqni termometrin dhe regjistroni temperaturën. Përsëriteni për 5 ditë këtë proces. Një temperaturë normale është 36.5-36.7 nëse temperatura juaj mesatare është nën 36.5 atëhere ju keni probleme me tiroiden dhe keni nevojë për t’u këshilluar me një specialist.

Shmangni glutenin- gluteni luan rol të rëndësishëm në funksionimin e tiroideve veçanërisht për ata që kanë çregullime në tiroide. Shmangni glutenin për 30 ditë dhe shikoni nëse vëreni ndryshim në nivelet e energjisë ose peshën trupore. Sigurisht shanset janë që ju të ndieheni më mirë./Harparr bazaar/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
A është tuberkulozi i shërueshëm?
Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Pse është e rëndësishme të ruani rezultatet e matjes së presionit të gjakut?