Ç’duhet të dini para se të bëni një tatuazh

Beka Roac (Beca Roach) ekspertja e tatuazheve në Nju Jork, ndan disa këshilla mbi gjërat më të rëndësishme që duhet të dini para se të merrni vendimin për të bërë një tatuazh.

  • tatoo23Mos përdorni internetin për të kërkuar ide për tatuazhe, sigurisht nëse nuk doni që tatuazhi juaj të jetë i njëjtë me shumë të tjerë. Në vend të kësaj mund të kërkoni për një artist dhe të shikoni portalet ku shfaqet puna e tij. Lexoni me vëmendje kritikat.
  • Nëse jeni alergjik kundrejt produkteve kozmetike, keni kujdes pasi boja me të cilën realizohet tatuazhi mund të ketë në përmbajtje ndonjë komponent kozmetik dhe kjo mund t’ju sjellë vërtet probleme. Konsultohuni me mjekun se çfarë produkti kozmetik duhet të shmangni.
  • Një tatuazh i realizuar mirë nuk kushton lirë, dhe një tatuazh i lirë nuk realizohet si duhet. Për çmimet e tatuazheve nuk mund të negocioni asnjëherë pasi secili ka çmimin përkatës sipas madhësisë.
  • Pjesët e trupit ku mund të ndjeni më shumë dhimbje gjatë realizimit të një tatuazhi janë: brinjët, këmbët dhe fundshpina. Mund të konsultoheni me farmacistin për të marë një qetësues të lehtë për të evituar dhimbjen që mund të shkaktohet.
  • removeTatuazhet tek duart ose këmbët do të zbehen më shpejt pasi këto pjesë të trupit janë më të ekspozuara ndaj diellit. Ky është proces i pa evitueshëm.
  • Një natë para se të filloni procesin e dizenjimit të tatuazhit kujdesuni të flini mirë dhe të hani vakt të plotë. Mos shkoni asnjëherë të dehur. Do t’ju duhet energji për të përballuar dhimbjen. Qëndroni larg nga alkooli pasi mund të shkaktojë hollim të gjakut dhe gjatë procesit mund të keni rrjedhje gjaku.
  • Heqja e tatuazhit me lazer dhemb më shumë se sa aplikimi i tij prandaj keni kujdes me zgjedhjen që bëni. Sigurisht nëse tatuazhi nuk ju pëlqen mund ta mbuloni me një dizenjo tjetër por nuk garantohet se ai do të mbulohet totalisht./Marie Claire/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer