Celulitet, ushqimet më të mira për ta luftuar

Ciro Vestita, dietolog italian

Edhe pse e natyrës estetike, celulitet përbëjnë një patologji që shkakton bezdi, veçanërisht tek gratë e reja, që shpesh i kritikojnë vetes komplekse inferioriteti  natyrisht të tepruara dhe të diktuara nga moda. Shpesh, pas moshës 40-vjeçare ushqime kundercelulitet japin dhimbje dhe rëndesë të këmbëve. Ushqyerja e gabuar është një ndër shkaqet më frekuente në etnogjenezën e kësaj sëmundjeje, veçanërisht në rastet kur kequshqyerja nis që në fëmijëri. Ëmbëlsirat, fokaçet, pijet e ëmbla të marra me tepricë krijojnë bazat për celulitin tek njëzetvjeçarët.

Ushqimet që duhen përdorur: frutat dhe perimet e freskëta, në veçanti: ananasi, kivi, limoni, mandarinat, qitrot, hithrat. Provoni dy herë në javë një supë me perimet e egra të sipërpërmendura: falë fuqisë së tyre të njohur diuretike, këmbët do të shfryhen dukshëm.

Ushqimet që duhen kufizuar: ushqimet hiperkalorike dhe ato të pasura me kripë: ëmbëlsirat, pijet e ëmbla, bonbonet, picat, sallamrat.

Fitoterapia:

Infuzion me mështeknë: 5 gram gjethe të freskëta në një litër ujë të valuar për 10 minuta. Pihet e ftohtë gjatë ditës.

Valim me lëvore bliri, bishta qershie: në një litër ujë të valuar zjeni 5 gram nga secila bimë. Pihet gjatë ditës (por kujdes, është një diuretik i fortë dhe mund të ndikojë në uljen e tensionit arterioz ). / Shëndet+

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit