Ç’është fraktura osteoporotike?

Pacienti me osteoporozë do të thyejë më me lehtësi çdo kockë në krahasim me një pa osteoporozë. Frakturat më të shpeshta janë:

Fraktura e radiusit (një nga kockat e parakrahut) mbas një rënie apo mbështetje mbi dorën e shtrirë.

osteoporozaFrakturat vertebrale janë një pjesë e rëndësishme e sindromës osteoporotike duke qenë shpesh të përfshira në përkufizimin e osteoporozës. Ato shfaqen spontanisht ose mbas traumave minore, si përpjekja e kollitjes, lëvizjet e menjëhershme apo ngritja e peshave. Janë më të shpeshta në mesin e kolonës dorsale (T 7-8) dhe zonës torako-lombare. Problemet e kësaj frakture janë dhimbja akute dhe pasojat afatgjata.

Dhimbja ndjehet e thellë dhe e shpërndarë përgjatë kolonës, shtohet me lëvizjen dhe përmirësohet me pushimin. Pacientja ka vështirësi me qëndrimin ulur dhe më këmbë, ndërsa në disa raste është aq e fortë sa pacientja është e paralizuar në shtrat. Ngjeshja radikulare (e nervave) është pothuajse rregull në frakturat vertebrale dhe mund të japë dhimbje të një apo dyanshme, që shkojnë dhe përpara përgjatë brinjëve. Shpesh dhimbja përmirësohet mbas 2 javësh regjim shtrati, por dhe mund të vazhdojë me intensitet më të ulët. Përdorimi i antiinflamatorëve josteroide përmirëson shumë gjendjen e pacientes.

Pasojat afatgjata janë: çifoza (përkulja përpara e kolonës), dhimbja kronike dhe humbja në gjatësi. Dhimbja kronike e kurrizit është më e theksuar në pozicionin ulur ose qëndrimin gjatë në këmbë dhe përmirësohet në pozicionin shtrirë.

Fraktura e femurit është më e rënda. Ndodh si pasojë e rënieve nga pozicioni më këmbë, por mund të ndodhë dhe spontanisht. Kjo frakturë është e dhimbshme dhe ka nevojë për hospitalizim të gjatë, pasi shoqërohet me vdekshmëri të lartë. Mbi 30% e pacientëve mbesin me impotencë funksionale përfundimtare.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?