Ç’është niveli i ulët i testosteronit dhe cilat janë ankesat?

Për “Shëndet+”, mjeku androlog Evin Dani

Nivel të ulët do të kemi kur niveli i testosteronit është nën 3.46 ng/dl ose 12 nm. Niveli i ulët i testosteronit bëhet shkak që mashkulli të shfaqë disa ankesa. Zakonisht këto fillojnë mbi moshën 50 vjeç. Megjithatë, ne nuk themi që të gjithë meshkujt mbi moshën 50 vjeç do të kalojnë andropauzën. Me rritjen e moshës, rritet dhe mundësia. Në moshën 50 vjeç, 12% e stres-mashkullmeshkujve fillojnë të kenë probleme me andropauzën.  28% e meshkujve në moshën 60 vjeç kanë probleme me andropauzën, në moshën 70 vjeç shkon 48%, në moshën 90 vjeç rritet shumë, shkon deri në 80%. Pra, sa më shumë të rritet mosha, aq më e madhe është edhe mundësia e prekjes nga andropauza.

Çfarë ankesash ndjen mashkulli?

Një nga shqetësimet kryesore është rënia e dëshirës seksuale. Mashkulli nuk ka më dëshirë.

Ankesa e dytë është disfunksioni erektil, impotenca seksuale. Mashkulli në këtë rast ka vështirësi në ereksion. Këto janë ankesat që një mashkull ndjen më shpejt dhe më shpesh se ankesat e tjera.

Cilat janë ankesat e tjera?

Meshkujt që po kalojnë andropauzë, kanë probleme të anemisë: ulje të eritrociteve dhe hemoglobinës në gjak.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet