Çfarë duhet të bësh nëse pëson një ndrydhje të kaviljes?

Petrit Drini, fizioterapist

Nëse ndrydhja nuk është e rëndë, kurimi fillestar është i njëjtë për të gjithë. Metoda që ndiqet përfshin katër masat paraprake: qetësi, akull, shtrëngim, ngritje lart. Është e dobishme që kavilja të lidhet me fashë shtrënguese dhe të mbahet në qetësi për 2-3 ditë, mundësisht në pozicion të ngritur.

Të vendoset akull për rreth 20 deri 30 minuta çdo orë. Mos e vendosni akullin në kontakt me lëkurën, pasi mund të shkaktojë djegie prej ftohjes. Mbështilleni akullin me një peshqir ose me një pecetë të lagur për të mbrojtur lëkurën.

Konsultohuni me ortopedin në rast se nuk mund të ecësh ose nëse kavilja nuk përmirësohet brenda disa ditëve.

Cilat janë simptomat e një ndrydhjeje të kaviljes?

Kavilja pëson një ënjtje në pjesën e jashtme, poshtë dhe përpara daljes kockore të jashtme të kaviljes. Normalisht, kocka nuk është kaq e fryrë në këtë zonë. Një ndrydhje e lehtë, shkakton dhimbje të vogël, ndërsa një ndrydhje më e rendë mund të pengojë të ecurën.

 Si duhet ta rehabilitoj kaviljen?

Në rast kur ndrydhja është e lehtë dhe nuk ka nevojë për trajtime të komplikuara si ato kirurgjikale, rehabilitimi mund të fillojë pak ditë pas aksidentit, kur enjtja fillon të përmirësohet. Ka tre objektiva që duhen pasur parasysh për rehabilitim./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës