Çfarë duhet të hamë për të luftuar sëmundjet e mushkërive? Ekspertët rekomandojnë këtë perime ‘magjike’

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Me mijëra njerëz diagnostikohen me sëmundje të mushkërive çdo javë dhe dikush vdes nga një sëmundje e caktuar e mushkërisë çdo 1 minutë. Një dietë e pasur në produkte bimore mund të ulë rrezikun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve. Studimet kanë treguar se një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në minimizimin e efekteve negative të tymit të duhanit në ADN-në e njeriut. Fatkeqësisht, nuk ka një kurë për SPOK (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike), ku, përveç  problemeve me frymëmarrjen, shkaktohet  edhe një kollë e bezdisshme, prodhim i shumtë i mukusit, teshtitje dhe shtrëngim të gjoksit. Megjithatë, ka një lajm të mirë: një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes. Ky është një lajm shumë i mirë për miliona njerëz që vuajnë nga SPOK dhe sëmundje të tjera të mushkërive.

Studimet kanë treguar se konsumimi i mishit të përpunuar (proshutë, sallam) mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të SPOK, kjo për shkak të konservuesit të nitratit tek mishi, që ka të njëjtat efekte negative si dhe tymi i duhanit.

Siç thamë edhe më sipër, ndryshime të thjeshta në dietë mund t’ju ndihmojnë të minimizoni këto efekte negative të shkaktuara nga tymi i duhanit.

Hulumtuesit shkencorë mblodhën një grup duhanpirësish dhe iu kërkuan që të konsumonin 25 her më shumë brokoli se doza mesatare (vetëm një rrënjë në ditë). Krahasuar me duhanpirësit që nuk e konsumonin bokolin, ata të cilët ndoqën këshillën e shkencëtarëve kishin 41% më pak mutacione të ADN-së në enët e gjakut pas 10 ditësh.

Brokoli rrit aktivitetin detoksifikues të enzimave në mëlçi, duke ndihmuar kështu në eliminimin e karcinogjeneve.

Prandaj, përveç se të hiqni dorë nga duhani, përpiquni të konsumoni edhe më shumë perime si brokoli, lakra dhe lulelakra për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme.

Një dietë ditore që mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mushkërive:

Thjerrëza/                                         FasuleFara liri/lini

3 racione në ditë                                  1 lugë gjelle

Fruta pylli                                          Fruta të thata dhe fara

Një grusht i madh                               Një grusht plotë

Fruta të tjera                                    Erëza

3 racione                                            ¼ e lugës së çajit

Perime të familjes së lakrës              Drithëra

1 racion                                            3 racione

Jeshillëqe                                        Ujë/çaj/kafe

2 racione                                      5 gota të mëdha/ filxhanë

Perime të tjera                             Aktivitet fizik

2 racione                                        90 minuta

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm