Mjeku okulist Bledar Kruja
Janë të shumta shkaqet. Tek të rriturit strabizmi zhvillohet vetëm nëse personi pëson ndonjë traum të rëndë apo ndonjë dëmtim nga ndonjë aksident. Zakonisht strabizmi më i hasur është strabizmi i lindur . Si fillim, fëmijët vuajnë nga një vizion i
dyfishtë, i cili vjen nga fakti se të dy sytë nuk janë në të njëjtin nivel shikimi. Për të korrigjuar këtë shtrembërim të vijës së shikimit, truri i fëmijës me kalimin e kohës do ndrydhë çdo imazh që do të marrë nga syri strabik.
Si rezultat i kësaj, zona e trurit që mbulon shikimin, nuk do të zhvillohet plotësisht dhe ky sy, nuk do të mund të shohë më në mënyrë të rregullt. Në këtë rast kemi të bëjmë me një sy “përtac”. Sigurisht që kur flasim për strabizëm tek fëmijët, është e vështirë që ky problem të kapet menjëherë për sa kohë që fëmija nuk mund të ankohet. Vigjilent duhet të jenë fillimisht prindërit.
Cilat janë shenjat klinike me të cilat shoqërohet strabizmi?
Nëse është në fazën e parë të jetës, është shumë e vështirë që të ankohesh dhe të flasësh për simptoma, por gjithsesi shtrembërimi i syrit duket me syrin e lirë.


