Çfarë është kolesteroli i lartë në gjak: Mënyra natyrale për ta ulur dhe për ta mbajtur nën kontroll

nga Daniela Burnazi

Kolesteroli është një substancë yndyrore si dyll dhe është pjesërisht i nevojshëm për trupin e njeriut. Pa të asnjë individ nuk mund të jetojë. Është i nevojshëm për qelizat, nervat dhe prodhimin e hormoneve.

Mëlçia mban pjesën më të madhe të kolesterolit rreth 80%, ndërkohë që pjesa tjetër vjen nga ushqimi që ne konsumojmë (20%).

 

Niveli i lartë i kolesterolit nuk është domosdoshmërisht një problem, por duke u bashkuar me një ose më shumë faktorë të tjerë rreziku, mund të jetë problematik.

Disa rreziqe që shkakton kolesteroli i lartë i gjakut janë:

– sëmundjet e zemrës

– presioni i lartë i gjakut

 

Në këtë postim do t’ju tregojmë disa mënyra natyrale për të ulur nivelin e kolesterolit të lartë në gjak:

 

hani më pak yndyrna të ngopura:

– mos hani ushqime të skuqura

– hiqni lëkurën e pules

– mos konsumoni/ ose konsumojini shumë rrallë ushqimet e tilla si kek, biskota, cokollata

– mos përdorni tndyrna të tilla si gjalp, margarinë, vaj luledielli apo misri

Çfarë duhet të konsumoni më shumë:

– hani ushqime të pasura me yndyrna të mira: si psh avokado, bajame, lajthi

– përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër

– kosnumoni peshk të paktën 2 herë në javë

– konsumoni mishin e bardhë të pulës

– shmangni mishin e kuq

– konsumon fruta dhe perime të stinës

 

Burimi: Medicina para Todos

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit