Çfarë është mikrobiota e zorrëve te njeriu?

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Mikrobiota e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e shumë aspekteve të imunitetit, duke mbrojtur njeriun kundër mikrobeve patogjene dhe duke prodhuar vitamina dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore. Dendësia e baktereve në traktin gastrointestinal është 10 ne fuqi te13 qeliza/g lëndë fekale, dhe zorra e trashë zotëron 70% të baktereve totale të traktit gastrointestinal.

Firmicutet, Bacteroidetes, Actinobacteria, Proteobacteria dhe Verrucomicrobia janë pesë grupet bakteriale të pranishme në zorrët e njeriut dhe dy prej tyre, Bacteroidetes (Bacteroides, Prevotella dhe Xylanibacter) dhe Firmicutes (Ruminococcus, Clostridium, Lactobacillus thefloruterecium).

Përmbajtja e gjeneve të ADN-së totale të kësaj mase bakteriale është më e madhe se 4 milionë gjene, ndërsa gjenomi ynë përbëhet vetëm nga 23 000 gjene. Numri i qelizave të këtij organizmi të brendshëm është 100 herë më i madh se numri i përgjithshëm i qelizave të trupit të njeriut dhe kohët e fundit është treguar se pasuria e kësaj flore të zorrëve lidhet me një profil më të mirë metabolik te njeriu.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?