Çfarë është sëmundja celiake dhe a mund të shërohet?

Përgjigjja nga Rozana Aleksi, mjeke gastro-hepatologe

Sëmundja celiake është një çrregullim autoimun, i cili bën që sistemi imunitar të dëmtojë veshjen e zorrës së hollë, që është pjesa e traktit tretës midis stomakut dhe zorrës së trashë.

semundja celiakeZorra e hollë, që është rreth 10 m e gjatë, përfundon procesin e tretjes, përthith lëndët ushqyese dhe përcjell mbetjet ushqimore në zorrën e trashë. Zorra e hollë vishet nga protuberime në formë gishti që quhen vilë. Këto normalisht lejojnë lëndët ushqyese të përthithen në qarkullimin e gjakut. Pa vile të shëndetshme, lëndët ushqyese do kalojnë nëpër zorrën e hollë pa u përthithur dhe mund të japin kequshqyerje.

A mund të shërohet kjo sëmundje?

Sëmundja celiake është sëmundje e përjetshme. Ajo klasifikohet dhe çrregullim autoimun, sepse trupi dëmton veten, edhe sëmundje keqpërthithjeje, pasi trupi nuk përthith lëndët ushqyese që i nevojiten për të funksionuar siç duhet.

Në sëmundjen celiake, kur ju hani ushqime që përmbajnë gluten, sistemi imunitar përgjigjet duke dëmtuar qelizat dhe shkatërruar vilet që veshin zorrën e hollë. Megjithatë, nëse ju  ndryshoni ushqyerjen dhe konsumoni një dietë pa gluten, mund të ktheni mbrapsht dëmtimet e shoqëruara me sëmundjen celiake.

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare