Çfarë i shkakton afshet e nxehta dhe djersitjen gjatë natës?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Është sikur po të ndjek dikush me një llambë të nxehtë, që e ndez dhe fik në kohën më pak të përshtatshme.

Lëkura fillon të skuqet krejt papritur në mes të një takimi të rëndësishëm…

Filloni të djersitni sapo keni mbaruar me grimin…

Dhe temperatura në dhomë duket sikur ka shkuar në 110 gradë, sapo jeni bërë gati për të fjetur.

3 nga 4 gra përjetojnë afshe të nxehta…përse jo të gjitha gratë?

A kanë këto ¼  e femrave më fat në gjenetikë?

Ndoshta…megjithatë, nuk mbaron me kaq.

Si të ndaloni afshet e nxehta dhe djersitjen gjatë natës?

Afshet e nxehta dhe djersitja gjatë natës shfaqen për shkak të dy ndryshimeve kryesore në hormonet femërore, estrogjeni dhe progesteroni.

Para menopauzës, estrogjeni dhe progesteroni janë dy hormonet që prodhohen më shumë nga vezoret si një pjesë normale e ciklit mujor.

Por, teksa një grua i afrohet fazës së menopauzës, vezoret fillojnë të mos prodhojnë më aq shumë estrogjen dhe progesteron.

Kjo rënie shkakton edhe afshet e nxehta.

Por, meqë ndodh tek të gjitha gratë, përse jo të gjitha përjetojnë afshe të nxehta?

Shkencëtarët kanë gjetur një arsye
Një arsye, sipas shkencëtarëve, është gjëndra mbiveshkore.

Edhe para menopauzës, gjëndra mbiveshkore ndihmon trupin të prodhojë më pak estrogjen dhe progesteron.

Por, pas moshës 35 vjeç, shumë nga këto gjëndra fillojnë të mos lëvizin në shpejtësi aq të lartë. Një nga arsyet kryesore është stresi, i cili është me shumicë pas moshës 35 vjeç: puna, shtëpia, financat dhe gjithçka tjetër në jetë.

Edhe aktiviteti i shumtë fizik ose ndjekja e një diete mund të stresojë gjëndrën mbiveshkore.

Prandaj, një mënyrë e mirë për të shpëtuar nga afshet e nxehta dhe për t’u rikthyer në normalitet është që gjëndra mbiveshkore të funksionojë siç duhet.

Si? Ja 3 hapa të thjeshtë…

Hap i parë është të ulni nivelet e stresit

Kur je shumë nën presion, gjëndrat mbiveshkore prodhojnë hormonin kortizol të stresit, që mund të shtojë afshet e nxehta. Prandaj përpiquni të gjeni më shumë kohë për t’u relaksuar dhe lehtësuar ankthin dhe stresin.

Hapi i dytë është të ushqeni gjëndrat mbiveshkore me lëndët e duhura ushqyese

Gjëndrat mbiveshkore janë përgjegjëse për prodhimin e një sërë hormonesh në trup. Për ta bërë punën siç duhet i nevojiten shumë lëndë ushqyese, si vitaminat B, vitamina C, magnezi etj. Perimet e gjelbra janë të pasura me këto lëndë ushqyese.

Hapi i tretë është të ri-vitalizoni gjëndrat mbiveshkore me ushtrimin e duhur

Duke përmirësuar qarkullimin e gjakut, stërvitja dërgon lëndë ushqyese dhe oksigjen në gjëndrat mbiveshkore. Megjithatë, gratë bëjnë një gabim shumë të madh kur kryejnë aktivitet fizik. Ata stërviten shumë gjatë, fortë dhe shumë shpesh. Kjo i streson edhe më shumë gjëndrat mbiveshkore, përkeqëson afshet e nxehta dhe ju detyron të hani gjithçka që ju del para syve./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara