Kryefaqja Pyet Mjekun Çfarë janë hemorroidet dhe si mund të kurohen?

Çfarë janë hemorroidet dhe si mund të kurohen?

0
Shpërndaje

Përshëndetje gazeta Shëndeti! Unë që ju shkruaj jam 21 vjeç dhe kam një problem që më shqetëson shumë. Unë nuk e kisha vënë re dhe nuk e di nëse më është shkaktuar tani apo e kam patur gjithmonë, por në pjesën e jashtme të anusit, kam një masë në ngjyrë të kuqe në të errët. Nuk kam as dhimbje dhe as shqetësim tjetër, por kjo gjë më shqetëson sepse nuk është aspak estetike. Kam lexuar se çfarë sëmundje mund të lidhet më këtë, dhe mendoj mos vuaj nga hemorroidet. Ju lutem a mund të pyesni një mjek për shqetësimin tim, çfarë kam dhe nëse janë hemorroidet si mund të kurohen?

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Hemorroidet janë vena varikoze të lokalizuar në pjesën fundore të zorrës së trashë. Kur ato acarohen paraqesin aspekt mase të mbushur me gjak por në të tilla raste shoqërohen me djegie, dhimbje dhe kruajtje. Duhet të kryeni një vizitë paraprake me mjekun e familjes. Nëse mjeku juaj konstaton atë çka ju dyshoni, do t’ju drejtojë tek proktologu për këshillim dhe trajtim./ Shendeti.com.al

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe trajtuar hemorroidet

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here