Çfarë janë këto shenja të çuditshme në trupat e sportistëve olimpik?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Lojrat Olimpike

Kushdo që ka parë garat në Lojërat Olimpike Rio 2016, nuk mund t’i kenë shpëtuar pa parë disa shenja të çuditshme që disa sportistë kishin në trup. Ato ishin disa forma rrethore që notarët dhe disa gjimnastë i kishin në shpatulla.

Të gjithë menduan se ato ishin shenja dalluese të sportistëve në olimpiadë, por me vonë doli se shenjat rrethore janë shkaktuar nga një teknikë që përfshin vendosjen e kupave në trupat e sportistëve. Një pompë e nxjerr ajrin nga kupat dhe në këtë mënyrë krijohen edhe format rrethore në vendet ku kanë qenë vendosur kupat. Disa sportistë e përdorin këtë metodë për ta marrë veten më shpejtë pas stërvitjeve, ndërsa të tjerë thonë se një teknikë  e tillë nxit qarkullimin e shpejtë të gjakut në muskuj, dhe si pasojë lehtëson edhe dhimbjen. Metoda e përdorimit të kupave në terapi qetësuese është përdorur fillimisht në Egjiptin e Lashtë dhe vazhdon edhe ne ditët e sotme të përdoret gjerësisht në mjekësinë kineze dhe atë të Lindjes së Mesme. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë