Çfarë kuptojmë me atak kardiak, arrest kardiak dhe sulm në zemër?

Përshëndetje gazeta Shëndeti! Do e vlerësoja shumë nëse do të më jepnit disa sqarime lidhur me emërtimin e disa diagnozave të zemrës. Ne si pacient shpesh konfuzohemi, për shkak se për të njëjtën diagnozë mjekët përdorin emra të ndryshëm. Për shembull: atak kardiak, arrest kardiak, sulm në zemrës, ishemi etj.

Përgjigjet Manjola Liko, mjeke kardiologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, Tiranë.

Arresti kardiak është ndalimi i funksionit të zemrës (enët koronare që ushqejnë zemrën me gjak mund të kenë bllokim ose spazmë të fuqishme shoqëruar me dhimbje të forta gjoksi) që  ka nevojë për masazh kardiak, respiracion të drejtuar dhe goditje elektrike që pacienti të ringjallet përsëri. Pra, kemi të bëjmë me ndalim të funksionit të zemrës.

Sulm në zemër dhe atak kardiak janë sinonime të njëra-tjetrës. Mund të themi sulm në zemër, mund të themi atak kardiak ose sindrom koronar akut. Të gjitha këta na tregojnë që zemra është e rrezikuar për infarkt ose është duke zhvilluar një infarkt miokardi. Këtu përfshihet ose jo edhe infarkti, pasi jo çdo pacient që ka një atak kardiak bën indarkt.

Ishemia kardiake është vuajtja e qelizave të muskulit të zemrës për mungesën dhe furnizimin e tyre me oksigjen. Ishemia kardiake ndodh atëherë kur pllaka apo materiali yndyror zvogëlon pjesën e brendshme të arteries deri në atë pikë kur ajo nuk mund të plotësojë nevojat e zemrës për gjak.

 

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun