Çfarë mund të bëj për të hequr gurët në tëmth?

Kam probleme me mamanë time. Mosha e saj është 83 vjeçe. Nga një vizitë në eko na doli se është me gurë në tëmth. Ka dhimbje dhe për momentin po përdor ilaçe qetësuese. Ju lutem a mund të na ndihmoni se çfarë duhet të bëjë për t’i hequr ato?

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Nëse zonja është konstatuar me gurë në tëmth duhet të kryejë disa ekzaminime që përjashtojnë infeksionin bashkëshoqërues; gurët në kanalin koledok dhe dëmtimin e pankreasit. Për sa i përket trajtimit definitiv është kolecistektomia. Rasti duhet diskutuar midis gastrohepatologut dhe kirurgut për arsye të moshës dhe patologjive bashkëshoqëruese që zonja mund të ketë. Trajtimi simptomatik: omeprasol 20 mg 2 herë në ditë 30 minuta para ngrënies; gismotal 200 mg 3 herë 1 tb para ngrënies dhe në rast dhimbjesh të moderuara deri të forta supozitor voltaren 100 mg për rektum.

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës