Çfarë ndërlikimesh sjell ankthi? 

Valentina Qemali, psikiatre në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë

Ankthi i pakontrolluar mund të shpërthejë apo përkeqësojë sëmundjet shkaktare apo sëmundjet bashkëshoqëruese.

Ankthi i pamjekuar mund të precipitojë në çrregullime të humorit dhe probleme të të menduarit, çka e bën individin të kufizohet nga një sërë aktivitetesh, prish cilësinë e jetës deri në izolim social.

AnkthiDallohen disa lloj çrregullimesh ankthi, ku mund të përmendim ataqet e panikut, të cilat përshkruhen si episode të menjëhershme, intensive e të shkurtra frikë e terrori, që shfaqen me ose pa situata specifike nxitëse. Shpesh njerëzit kanë ndjenjën se janë duke vdekur, fobitë shfaqen si reagime frike intensive që shpërthehen nga situata apo objekte të veçanta, si lartësitë, mjediset e mbyllura, avionët, merimangat, gjarpërinjtë etj.

Ankthi social shfaqet në formën e frikës nga një situatë e sikletshme e mundshme në shoqëri. Të tilla situata janë diskutime në grupe të vogla, takime, festa e sporte.

Çrregullimi i ankthit të përgjithshëm karakterizohet nga një ndjenjë e vazhdueshme ankthi.

Çrregullimet obsesionale-kompulsive paraqiten me mendime ose veprime të padëshiruara, të përsëritura e të panevojshme.
Sindromi i stresit post-traumatik është një ankth i shkaktuar nga një ngjarje stresuese, si: luftërat, aksidentet automobilistike, katastrofat natyrore. Kjo traumë ripërjetohet herë pas here në formën e kujtimeve dhe ëndrrave të frikshme.

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje