Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini 2 filxhanë kafe çdo ditë

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Lajme të mira, fansa të kafes: Keni një arsye më shumë përse duhet ta shijoni kafen e mëngjesit. Pas një analize që iu është bërë 9 studimeve të mëparshme, shkencëtarët kanë zbuluar se personat që konsumojnë 2 filxhanë kafe në ditë janë 44% më pak të rrezikuar që të zhvillojnë cirrozë të mëlçisë. Rreziku vazhdon të ulet me 65% tek njerëzit që konsumojnë 3 dhe 4 filxhanë kafe.

Cirroza është një sëmundje e mëlçisë, e zhvilluar pas një dëmtimi të gjatë të këtij organi, që pengon në funksionimin e tij.

“Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të rëndësishme për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje”, thotë autori kryesor i studimit, dr. O. J., nga Universiteti Kennedy of Southampton në Britani, edhe pse duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore, shpjegon ai për Forbes.

“Tani kemi nevojë për teste klinike për të hetuar mbi përfitimet dhe dëmet e kafes, kështu mjekët mund të japin rekomandime specifike për pacientët”.

Gjithsesi ekspertët rekomandojnë që mos ta teproni me kafen, pasi mund të zhbëjnë efektet shëndetësore të saj, që shkojnë përtej mëlçisë. Konsumimi i tepërt i kafes është lidhur me problemet me zemrën, imunitetin e dobët, disa lloje kanceri etj.

Gjithsesi, nëse doni ta nisni ditën me 1 filxhan kafe, të pini edhe 1, 2 apo 3 gjatë ditës, mund ta bëni. Studime të tjera kanë zbuluar se kafja është burimi kryesor i antioksiduesve në dietën tonë.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome