Çfarë po përpiqen t’ju tregojnë sytë për shëndetin?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sytë mund të jenë pasqyrë e shpirtit (sipas një proverbi të vjetër), por janë gjithashtu një pasqyrë e qartë e shëndetit, ku informacioni që ata mund të zbulojnë është i jashtëzakonshëm.

Shumë probleme shëndetësore shfaqin simptoma në të gjithë trupin – disa në lëkurë, të tjerë në gojë, madje edhe tek thonjtë e gishtave. Ndërsa sytë zbulojnë një përqindje më të lartë të problemeve shëndetësore.

Më shumë se 30 gjendje shëndetësore shfaqin simptoma në sy. Prandaj mjekët okulistë janë zakonisht të parët që pikasin probleme të caktuara në trup.

Ja cilat janë ato:

Ënjtje në kapakun e syrit (byc)

Nëse ju është shfaqur ndonjëherë byc në sy, e dini dhimbjen dhe bezdisjen që mund të shkaktojë. Ënjtja tek kapaku i syrit shfaqet për shkak të bllokimit të gjëndrës dhjamore dhe që zakonisht hiqet brenda pak ditësh.

Nëse byci shfaqet shpesh ose nuk larohet për një kohë të gjatë, mund të jetë simptomë e karcinomës së gjëndrës dhjamore. Nëse vëreni se nuk po shërohet ose shfaqet në të njëjtën pjesë, duhet të konsultoheni me një mjek.

Rënie të vetullave

Ka një sërë arsyesh përse mund t’ju bien vetullat: mosha, stresi, mungesa e lëndëve ushqyese etj. Alopecia areata mund të jetë një tjetër arsye, edhe pse prek jo më shumë se 0.1% të popullsisë.

Një arsye më bindëse për rënien e vetullave është hipotiroidizmi, kur gjëndra tiroide tek qafa prodhon më pak hormone seç duhet, që në raste më ekstreme  mund të çojë në rënie të flokëve. Prandaj, nëse po iu bien flokët, është mirë të vizitoni një mjek dhe të kontrolloni gjendjen e gjëndrave të tiroides.

 

Skuqje të syve dhe shikim të turbullt

Shumë nga ne kalojnë me orë të tëra para kompjuterit në shtëpi apo në zyrë, që shkakton skuqje të syve ose turbullim të shikimit. Në ditët e sotme kjo situatë ndodhh aq shpesh sa është krijuar edhe një term i veçantë për të përshkruar problemet në shikim të shkaktuara nga përdorimi i gjatë i kompjuterit, telefonit apo pajisjeve të tjera elektronike: ‘sindroma e syrit të thatë’. Nëse i njihni këto simptoma, konsultoni me mjekun për mënyrat e zgjidhjes së këtij problemi.

Mjegullim të përkohshëm të shikimit

Kjo zakonisht ndodh për shkak të dhimbjeve të kokës apo migrenës. Nëse një foto e caktuar ju duket si mjegull apo me vija, duhet të vini në dijeni mjekun për këto simptoma që të gjeni shkakun e këtij problemi.

Sy të fryrë

Të gjithë kemi pasur raste kur duket sikur sytë po na tradhtojnë. Megjithatë, i kemi fshirë ose picërruar disa herë, derisa shikimi është bërë sërish i qartë. Por, nëse vëreni vazhdimisht një lloj shtrirje në shikim, apo keni vështirësi në mbylljen e kapakut të syrit, mund të jetë simptomë e ndonjë problemi me tiroidet, që do të thotë se është tepër aktive.

Vështirësia në mbylljen e syrit është një tjetër simptomë që mund të çojë në ënjtje të syrit. Kjo ndodh në 30% të rasteve, prandaj nuk duhet ta neglizhoni.

Zverdhje të syrit

Çdo ditë kalojmë kohë duke u parë para pasqyrës, prandaj është e pamundur të mos e vëmë re këtë problem. Si të rriturit ashtu edhe fëmijët mund të preken nga verdhëza, në rastet kur mëlçia nuk po funksionon siç duhet. Në këtë rast, përveç zbehjes së fytyrës, fillojnë të zverdhen edhe sytë. Kjo mund të ndodh edhe për shkak të ndonjë problemi me tëmthin (nëse keni gurë në tëmth). Prandaj, nëse shikoni se sytë kanë filluar të marrin ngjyrë të verdhë, mos i injoroni ato – nxitoni për të gjetur shkaktarin.

Njolla të kuqe në sy dhe turbullim të shikimit

Njollat e kuqe, të shkaktuara nga pikat e gjakut në sy, mund të jenë shenjë e diabetit, një sëmundje që po përhapet gjithmonë e më shumë tek njerëzit. Kur rriten nivelet e sheqerit në gjak, enët e gjakut fillojnë të bllokohen dhe të ënjten.

Kështu mund të plasin enët e vogla të gjakut në retinë, duke shkaktuar gjakderdhje. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë probleme me shikimin, madje dhe verbim.

Vizione të dyfishta

Çdo ndryshim në shikim është kambanë alarmi që kërkon reagim të menjëhershëm. Nëse vëreni se shikimi ka filluar të mjegullohet, shikoni vizione të dyfishta, apo zhduket për momentin, kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme, pasi këto simptoma janë shpesh shenjë e parë e goditjes në tru.

Burimi: Bright Side / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme